Foto ilustruese

Shqiptarët, më shumë udhëtime turistike brenda vendit në vitin 2020! Femrat udhëtojnë më shumë se meshkujt! Ja qytetet e preferuara

9 Shkurt 2022, 19:21| Përditesimi: 9 Shkurt 2022, 19:28

  • Share

Gjatë vitit 2020 kur kufijtë kanë qenë të mbyllur për shkak të pandemisë, shqiptarët kanë kryer 2 milionë e 900 mijë udhëtime brenda vendit. Sipas INSTAT, shumica e këtyre udhëtimeve kanë qenë personale në 98.8% dhe vetëm 1.2% kanë qenë për arsye biznesi.

Sipas Institutit të Statistikave, përgjatë këtij viti janë regjistruar 1,4 % më shumë udhëtime për pushime dhe kohë të lirë në Shqipëri, krahasuar me vitin 2019, në një kohë që udhëtimet për arsye biznesi kanë rënë ndjeshëm.

Destinacionet më të preferuara brenda vendit janë Tirana, Durrësi, Vlora dhe Korça, më respektivisht Tiranë 29%, Vlorë 17,7%, Durrës 15,4% dhe Korça 9,8%.

Gushti mbetet muaji me i preferuar për të udhëtuar dhe pushuar me 18% e pasuar nga Qershori me 12,9 %, Janari me 11,2 % dhe Dhjetori me 10,7% të totalit të udhëtimeve.

Ekspertët kanë nxjerrë në pah se grupmosha 25-34 vjeç janë ato që udhëtojnë më shumë brenda vendit me 22%.

Femrat udhëtojnë më shumë se meshkujt. Nëse flasim për turistët e huaj që kanë vizituar Shqipërinë në 2020, shohim se numrin më të lartë e zënë shtetasit nga Kosova.

62% e të huajve preferojnë tremujorin e tretë për të ardhur në Shqipëri, e ndërsa zgjedhin rrugën tokësore. 46% e të huajve që kanë ardhur në vendin tonë në 2020 kanë qenë për pushime.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?