Ekonomi

Shqiptarët më të kulturuar financiarisht, por me blerjet online jemi të ‘shkujdesur’! BSH: Të painformuar për rrezikun

2 Shkurt, 13:24| Përditesimi: 2 Shkurt, 13:56

  • Share

Dimë të kursejmë, të kuptojmë normën e interesit për kredinë, të shpenzojmë edhe pa u konsultuar për blerje të mëdha ... por nuk jemi të ndërgjegjësuar për rrezikun që na vjen nga teknologjia.  Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë për ‘Kulturën Financiare në vitin 2023’, tregon se njohuritë e shqiptarëve për financat janë rritur me 6% krahasuar me vitin 2019.

Në vrojtim thuhet se indeksi i njohurive financiare në Shqipëri është në nivelin 59% (individët në vendin tonë zotërojnë 59% të njohurive, sjelljeve dhe qëndrimeve të duhura financiare), përkundrejt 63% që është niveli mesatar në vendet e OECD-së.

“Ata zotërojnë njohuri të mira në lidhje me kuptimin e normës së interesit të kredisë dhe llogaritjeve mbi normën e thjeshtë të interesit”, thuhet në vrojtim.

Edhe pse 81% e qytetarëve vlerësohen si kursimtarë aktivë dhe që vendosin objektiva financiare afatgjata, pra planifikojnë shpenzimet, vrojtimi tregon se shqiptarët nuk marrin fare këshilla për blerjet që bëjnë.

“Individët në Shqipëri, pothuajse nuk marrin këshilla mbi blerjet që bëjnë, përkundrejt respektivisht 21% dhe 24% që është mesatarja për vendet që kanë marrë pjesë në vrojtim dhe atyre të OECD-së”, vijon vrojtimi.

E kundërta e kulturës së produkteve tradicionale të tilla si interesa, kredi, kursim etj,,, është teknologjia, ku as 10% e shqiptarëve të anketuar nuk kanë njohuri për financat digjitale, tre herë më pak se vendet e BE.

Edhe pse rastet e mashtrimit online janë në rritje, shqetësim i ngritur edhe nga vetë bankat, të cilat bëjnë thirrje të tregohet kujdes me të dhënat e llogarisë bankare, në vrojtim thuhet se shqiptarët nuk janë shumë të ndërgjegjësuar për sa i përket rreziqeve që vijnë nga blerjet online, përdorimi i rrjeteve jo të sigurta të Ëifi-t, si dhe pasojave të mundshme.

Nivelin më të ulët të njohurive financiare thotë Banka e Shqipërisë e kanë gratë, të rinjtë, të papunët, të moshuarit dhe ata me nivel të ulët arsimor.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

K.T./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?