Shqiptarët, mes mitit, populizmit dhe nostalgjisë!

8 Korrik 2022, 09:12| Përditesimi: 8 Korrik 2022, 11:26

  • Share

Shqiptarët ishin privuar nga e drejta për të protestuar njësoj siç ishin privuar nga e drejta për të blerë pantallona xhins, për të blerë e pasur një makinë sportive, për tu argëtuar në diskotekë ose edhe thjeshtë për të shijuar një gotë verë cilësore!

Pra, dëshira për të protestuar, përtej nevojës për Liri ishte kthyer një tabu dhe qeniet njerëzore dëshirën më të madhe kanë të thyejnë tabutë dhe të marrin situatën nën kontroll! Kështu, në fillim të viteve '90, shqiptarët e shikonin sheshin e protestën si një ushqim të ndaluar, si një mollë të ndaluar që dëshironin ta provonin e ta shijonin me çdo kusht!

Me kalimin e viteve u ngopen sa filluan të ishin obez, dhe panë të domosdoshme nevojën për të mbajtur djet duke qëndruar sa më shumë larg shesheve! Kjo erdhi edhe si pasojë e asaj çfarë ndodhi në këto 30 vjet, sepse shumica protestonte por privilegjet dhe pushtetin e merrnin po të njëjtët që për shkak të kohës së gjatë të qëndrimit të tyre, sot mund të konsiderohen dinasti në kuptimin e mirëfilltë të fjalës!

Me kalimin e viteve ndodhi një paradoks në tranzicion:
- Liderë që kërkonin sheshet
- Sheshet nuk e  përcaktonin fituesin e pushtetit

Nëse ka një person që ka fituar më shumë se të gjithë në politikë , edhe pse asnjëherë s'ka mbushur sheshet, ky është Ilir Meta! Ky është shembull se si mund të fitosh çdo gjë, pa marr shumë përgjegjësi e pa u lodhur shumë!

Sipas, situatës aktuale, ku organizimi i PD ngjanë me çeta partizane të shpërndarë nëpër male që as me njëri-tjetrin nuk njihen, fituesi i vetëm i mundit të PD, ka shumë gjasa të jetë përsëri LSI dhe Ilir Meta! Kjo do të ndodh nga fakti se kjo PD nuk vjen dot kurrë vetëm në pushtet e madje ka pak gjasa të vij nëse bëhet bashkë edhe me LSi, por nëse do të ishte e mundur të vinin në pushtet duke qenë bashkë, lidershipi aktual i PD, duke e konsideruar opsion të fundit për të shpëtuar dinastitë politike, do të ishte i gatshëm t'i jepte LSI edhe 60% të pushtetit, ashtu siç ndodhi në dy vitet e fundit të mandatit 2009-2013! Pra, do të përsëritet në këto kushte e njëjta histori, demokratët do të jenë të sakrificës e ata të LSI do të gëzojnë pushtetin! Në fakt, lidershipi aktual ka zerro shqetësim për demokratët, sepse ata si ka pasur në konsideratë asnjëherë! Prandaj ata kanë hall më të madh  ruajtjen e status quo-s duke pretenduar të vazhdojmë të jenë dinasti të vetme të pushtetit e të politikës!

A tregojnë shenjë fituese sheshet ose mbushja e tyre? Jo, shumica e tyre që janë nostalgjik, por nuk janë votues! Votuesi tani duke pasur edhe rastin e patronzhisteve, fitohet vetëm nga kontakti i drejtpërdrejtë dhe kjo e bën të ndryshojë mendjen për votën edhe pesë minuta para se të hyjë në dhomën e fshehur të votimit! Sheshet nuk sjellin as fitore me dhunë e as fitore me votë, por janë manifestime të nostalgjisë ose të nevojës për një brez të vjetër politikanësh që janë jashtë kohe!

Sheshin e mbushën, por kjo dëshmon sesa pak ka evoluar politikëbërja në Shqipëri, politikanët, sidomos disa prej tyre nuk janë as në një hap më votuesit e apo nevojat e tyre! Kjo, bën që sheshet mund t'i mbushin, por kanë zero mundësi të marrin pushtetin e ky do të jetë një zhgënjim tjetër i madh për shqiptarët e për demokratët e vërtetë!

Ajo që u vu re në këtë protestë, ishte keqpërdorimi i shoqërisë civile, ose me sakt. Të atyre që janë kthyer me profesion protestues e abuzojnë në emër të kauza të vërteta! Duke, qenë se sot PD ka problem serioz konsumimin, provuan të bënin një rifreskim, ose një maskë rifreskimi për të dëshmuar, se tani janë ndryshe por nuk janë ata që kanë qenë vazhdimisht!

Në fakt, disa prej atyre që folën, jo vetëm ka qenë qenë pjesë e shërbëtor te politikës, poe njihen si mbështetës të PD të vjetër! Mjafton, të shikojë në radhën e dytë së kush ishin organizatorët e vërtetë, ishin ata që tashmë janë familje dinastish politike, që këtë të fundit e vazhdojmë ta bëjnë për të ruajtur status quon, por jo se kanë merak fatin e vërtetë të demokratëve ose se janë të shqetësuar realisht për cilësinë e demokracisë në vend!

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?