Foto ilustruese

“Shqiptarët mos kërkojnë azil, Shqipëria vend i sigurt për jetesë”, bën thirrje ministri britanik

4 Dhjetor 2022, 09:27| Përditesimi: 4 Dhjetor 2022, 09:32

  • Share

Ministri i Emigracionit i Britanisë së Madhe tha se shqiptarët duhet të ndalohen të kërkojnë azil. Ai tha se Shqipëria konsiderohet vend i sigurt për të jetuar dhe nuk ka arsye që shqiptarët të kërkojnë azil në Britaninë e Madhe.

Robert Jenrick tha se individë të tillë duhet të "përjashtohen nga e drejta për të kërkuar azil" pasi ai paralajmëroi se nivelet aktuale të migrimit në MB ishin "të paqëndrueshme". Ai u “detyrua” të komentoj mbi situatën e emigracionit, pasi Ministria e Brendshme nuk komentoi për median The Sunday Times, ku sipas saj ministrat po punojnë për të ndaluar azilkërkuesit që të hyjnë në rrugë të paligshme .

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman u raportua se po i kërkonte Rishi Sunak të mbështeste planet për të ndaluar çdo migrant të paligjshëm pas mbërritjes. Qeveria ndihet e presionuar nga deputetët konservatorë për t'u marrë me çështjen e trafikantëve të njerëzve që përdorin varka të vogla për të transportuar emigrantët përtej Kanalit. Jenrick paralajmëroi se migrimi i paligjshëm mund të krijojë probleme për të ardhmen dhe tha se ministrat ishin dakord që nivelet e përgjithshme të njerëzve që hynin në vend ishin shumë të larta deri tani.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?