Sociale

Shqiptarët në Britani synojnë të pasurohen me ‘shtëpi bari’, avokati: Është fatkeqësi e madhe! Trafikantët lajme të rreme me AI, sikur janë lehtësuar procedurat e qëndrimit

11 Mars, 14:20| Përditesimi: 11 Mars, 14:32

  • Share

Të rinjtë shqiptarë të arrestuar në Britani thuajse çdo ditë kanë qenë kryefjala e mediave britanike në lidhje më veprimtaritë e tyre kriminale, veçanërisht në fushën e drogës.

Lidhur me këtë situatë në një lidhje në Skype, avokati Naim Hasani tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se nga dhjetë mijë e pesëqind të burgosur në Angli 1200 prej tyre janë shqiptarë.

“Mbi 1200 qyetarë shqiptarë vuajnë dënimet në burgjet britanike. Mbipopullimi i burgjeve mbetet një problem i madh për qeverinë.

Para disa kohësh autoritetet britanike ndërmorën një hap të tillë ku të burgosurit mund të liroheshin më herët nga burgu. Dhe nga ana politike dhe financiare mbajtja e të huajve në burgjet e Britanisë përbën një problem madhor”, tha avokati për Report Tv.

Më tej avokati shtoi se prej 2023-it ligji në Angli thotë se në qoftë se hyn në Britani në thyerje të urdhërit për depërtimin pas një vepre kriminale duhet të rikthehesh në burg dhe të vuash jo vetëm dënimin e parë, por edhe dënimin për thyerje të depërtimit, dënim ky që varion deri në 5 vite burg.

“Javën e kaluar 145 shqiptarë u arrestuan në shtëpi bari, u sekuestruan 45 milion paund lëndë narkotike. Ky është një alarm që shqiptarët merren me vepra të tilla kriminale”, tha Hasani.

Sipas tij është një fatkeqësi që të rinjtë shqiptarë mendojnë se do të pasurohen shpejt në Angli pas marrë parasysh pasojat nëse kapen.

“Është një fatkeqësi e madhe që të rinjtë shqiptarë që vijnë në Britani dhe do të pasurohen shpejt me vepra të tilla, por përfundojnë në burg ose depërtohen duke iu ndaluar hyrja në këtë vend. Nuk mund të futen në Britani derisa ministria e brendshme ta certifikojë se nuk është person me rrezikshmëri për qytetarët britanikë”, nënvizoi ai.

Në fund të bisëdës Hasani tha se edhe trafikantët nëpërmjet të inteligjencës artificiale bëjnë montazhe sikur janë lehtësuar procedurat për qëndrimin në këtë vend.

“Trafikantët me anë të inteligjencës artificiale montojnë intervistat që japim ne duke thënë se ligjet kanë ndryshuar dhe janë lehtësuar procedurat për qëndrimin, por janë lajme të rreme për të inkurajuar njerëz të dëshpëruar. Pasi ligjet sa i përket azilit dhe emigracionit dita ditës ashpërsohen më shumë”, përfundoi avokati.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/03/2025 01:53

    Se mos vetem ne GB!Po te shohesh kroniken e zeze, shqipot kudo ne Evrope me keto pune merren.Gjithe bota me bote,shqipot me vjedhje e droge!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?