Mijëra qytetarë të Kosovës po kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar përgjatë muajit gusht.
Por kthimi I tyre pothuajse çdo mbrëmje e sidomos fundjavave, po shoqërohet me ngarkesë të lëvizjes së mjeteve e për pasojë edhe krijim të radhëve në pikën e kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë. Edhe mbrëmja e kësaj të diele u shoqëruar me radhë të mjeteve në hyrje për në Kosovë, pavarësisht procedurës pa kontrolle në kufi.
Pushuesit dhe kompanitë turistike te Kosovës tregojnë problematikat e hasura ne bregdetin shqiptar gjate këtij sezoni te cilët e vlerësojnë me fluks te larte krahasuar me vitin e shkuar
“Shumë mirë ka shkuar ky sezon. Kemi pasagjer mjaft. I falënderojmë të gjithë. Kemi pasur kërkesa më shumë se vjet. Destinacione kryesore ka qenë Durrës, Dhërmi, Jala, Vlora, Vepiloja etj.
Do donim të kishim pak më pak trafik, të kishte rregulla strikte. Shumë mirë është falënderojmë policinë shqiptare dhe atë të Kosovës.”- tha shoferi.
“Isha në Durrës, kaluam shumë mirë. Mendoj se duhet ndryshuar kultura edukata. Pra komunikimi duhet ndryshuar.”- tha pushuesja
“Kemi kaluar shumë mirë. Çdo gjë është mirë, vetëm policia duhet përmirësuar pak, lypin shumë gjëra.”- tha pushuesi.
Ndërkohë, nga të dhënat e autoriteteve kufitare rezulton se kjo fundjavë ka shënuar fluksin më të lartë të sezonit veror me mbi 60 mijë pushues kosovarë dhe mbi 9 mijë automjete të vogla dhe autobusë që kanë hyrë në vendin tonë me destinacion bregdetin.
Kujtojmë se edhe muaji korrik është mbyllur me bilanc pozitiv krahasuar me një vit më parë.
Mesatarja javore, sipas të dhënave nga drejtoria e kufirit, gjatë korrikut deri në 50 mijë shtetas të Kosovës, pa llogaritur edhe nga vendet e rajonit që kanë hyrë në vendon tonë përmes doganës së Morinit.
Që nga fillimi i sezonit turistik, që përkon me muajin qershor, pika kufitare e Morinit, është përballur me fluks në rritje të hyrje të qytetarëve të Kosovës, që vit pas viti e frekuentojnë gjithnjë e më shumë bregdetin tonë.
VIJNE NE SHQIPERI E PARA SE KETU ESHTE ME LIRE AE SE KROACI APO NE MAL TE ZI,,E DYTA SEPSE EDHE KANE FRIKE NGA SULMET QE MUND TI VIJNE NGA SERBE QE PUSHOJME ATJE..PRA VIJNE NGA HALLI...
Përgjigjupo pra, dhe e quajn gjasme vijn per patriotizem . Ju ka interesuar çmimi i lire deri tani prandaj, vitin tjeter e shohim a do shkojn ne franc e itali meqe ju hiqen vizat.
Ti vetem shqipetar nuk je. Duhet te jesh dobic i zene me serbe. Ata vine ne shqiperi se e kane vendin e tyre