Foto ilustruese

Kronikë

Shqiptarët nuk ndalin dasmat e festat! Pronarët e pësojnë me gjoba të majme dhe mbyllje të lokaleve

17 Gusht 2020, 11:49| Përditesimi: 17 Gusht 2020, 11:52

  • Share

Të kurorëzosh dashurinë në dasmë, në një ceremoni që shqiptarët dhe jo vetëm, e kanë traditë, është ende e ndaluar në vendin tonë për shkak të situatës me koronavirusin. Por jo vetëm qytetarët që duan të festojnë, por dhe shumë pronarë biznesesh, marrin përsipër riskun për gjoba të majme dhe deri në mbyllje të biznesit, duke organizuar ceremonitë.

Në një njoftim të fundit zyrtar i Policisë së Tiranës, thuhet se janë ndëshkuar me nga 3 milionë lekë të rinj tre biznese, për përsëritje të shkeljes së aktit normativ që ndalon grumbullimet në ambiente të mbyllura, si dhe pronari i një restoranti i cili mori 1 milionë lekë gjobë për organizimin e një ceremonie festive pa respektuar protokollet e sigurisë.

Dy persona me inicialet RR. XH. dhe H. H morën masë administrative 3.000.000 lekë secilit. Ndërsa një pronar me inicialet R.C veç gjobës 3 mln lekë të rinj, iu pezullua dhe aktiviteti për 6 muaj.

H. I., pronar i një restoranti, mori masë administrative, 1.000.000 lekë

Policia e Tiranës i bën apel për të gjithë pronarët apo administratorët e subjekteve të ndryshme të cilët ushtrojnë aktivitete, të respektojnë më përpikërmi protokollet e sigurisë dhe masave kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?