Shqiptarët nuk paguajnë dot borxhet, BSH: Familjet me pak lekë, do rriten kërkesa për hua

11 Tetor 2020, 18:38| Përditesimi: 11 Tetor 2020, 19:23

  • Share

Edhe pse ekonomia ecën drejt përmirësimit, Banka e Shqipërisë në raportin për stabilitetin financiar në 6-mujorin e parë të viti, pret një rritje të huave nga familjet. Kurse ata që kanë marrë borxhe deri tani për arsye të ndryshme, nuk kanë fuqi shlyerjeje.

Rezultatet e vrojtimeve për gjendjen financiare dhe ngarkesën në borxh të familjeve, tregojnë se përdorimi i borxhit prej tyre mbetet i kufizuar. Për familjet huamarrësve, gjatë periudhës është vënë re një rënie e aftësisë pagues. Për të ardhmen e afërt, duket sikur kërkesa për borxh do të jetë më e lartë, nga familje që nuk kanë pasur borxh më parë”, thuhet në raport.

Si pasojë e rënies së të ardhurave familjare Banka raporton edhe për një rënie të kreditimit të tyre pasi pasiguria për të ardhmen është e lartë. Po ashtu në një vrojtim të zhvilluar për periudhën Janar-Qershor mbi gjendjen e huamarrjes se familjeve, vihet re se aftësia paguese e tyre ka pësuar rënie. 41% e të pyeturve thonë se kanë përkeqësim në aftësinë e tyre paguese, çka sipas anketës së Bankës së Shqipërisë mund të jetë edhe një reflektim i përkeqësimit të përgjithshëm të situatës ekonomike në vend si pasojë e pandemisë COVID-19. Edhe pse pjesa e izolimit total është kapërcyer, përsëri familjet presin rendim të situatës së tyre, njësoj si edhe konstatimi i ekspertëve të bankës.

(Një tjetër tregues pesimist që jepet në vrojtimin e zhvilluar për gjendjen e huamarrjes se familjeve tregon se 60% e familjeve huamarrëse thonë se nuk zotërojnë asnjë lloj pasurie, duke u rritur me 17%.)

Ndërsa 29% e familjeve huamarrëse thonë se pagesa e këstit është mbi 30% e totalit të tyre të të ardhurave. Por pavarësisht kësaj situate Guvernatori Gent Sejko tha se ekonomia ka vijuar të përmirësohet në tremujorin e tretë, por që rezultatet pozitive priten në 2021.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?