Kronikë
Top 24

Shqiptarët përleshen brenda burgut famëkeq Koridallos në Greqi

27 Maj 2019, 09:50| Përditesimi: 27 Maj 2019, 09:54

  • Share

Një sherr ka ndodhur në burgun Koridallos në Athinë. Pretegonistë në këtë sherr kanë qënë dy shqiptarë. Siç raporton Departamenti i Drejtësisë në Greqi dy shqiptarët që nisën sherrin kanë provokuar edhe përplasje mes grupesh brenda burgut.

Megjithatë sherri mes shqiptarëve është mbyllur pa pasoja dhe ata janë ndarë në qelitë e tyre. Në këtë burg bandat shqiptare dhe ato greke akuzohen se kontrollojnë trafikun e drogës dhe bandat jashtë burgut. Gjithashtu për këto banda hidhen akuza edhe për disa vrasje të ndodhur brenda qelive. Të gjendur në këtë situatë policia e burgjeve në Greqi ka rritur prezencën e gardianëve në Koridallos. Gjatë përleshjes së shqiptarëve në gatishmëri kanë qënë 4 skuadra të grupit të gatshëm MAT por ndërhyrja e tyre nuk ka qënë e nevojshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?