‘Shqiptarët po bëjnë gabime historike ndaj serbëve’, ministri serb i Mbrojtjes: Shërbim i detyruar ushtarak, jo thirrje për luftë

11 Janar, 11:27| Përditesimi: 11 Janar, 13:01

  • Share

Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç tha në një intervistë se nisma për shërbimin e detyruar ushtarak nuk është thirrje për luftë por në përpjekje për të rritur sigurinë në vend, nisur nga situata gjeopolitike. Ai theksoi se nëse riaktivizohet, shërbimi ushtarak do të zgjasë 100 apo 120 ditë.

“Propozimi ynë është maksimumi katër muaj dhe nëse shteti pranon do të kërkojmë një afat kohor që të mund të përgatisim kazermat dhe qendrat e rekrutimit për kushtet e pranimit të ushtrisë së re, rekrutëve të rinj në përputhje. me rrethanat moderne të jetës”, tha ai.

Duke folur për situatën në Kosovë, Vuçevic vlerësoi se ndaj serbëve të Veriut po nisin procedura të reja gjyqësore për krime të supozuara lufte dhe se në këtë mënyrë po i dërgohet mesazh gjithë komunitetit serb se nuk janë të mirëpritur atje.

“Unë mendoj se shqiptarët po bëjnë një gabim historik duke përdorur pozitën e tyre të padiskutueshme dominuese demografike në Kosovë. Ata po bëjnë gabime të mëdha ndaj serbëve dhe kjo nuk shpaguhet kurrë historikisht. Mendoj se një komb që është dominues në aspektin e numrave nuk duhet të funksionojnë kurrë për atë popull që është më pak në atë moment siç po ndodh sot në Kosovë.”

Serbët, thotë ai, kanë bërë gabime në periudha të caktuara historike si ndaj shqiptarëve ashtu edhe ndaj vetes, por qytetarët e Kosovës nuk kanë nxjerrë asnjë mësim.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?