Shqiptarët shpenzojnë dyfish më shumë për argëtim sesa arsim, INSTAT: Në 2019 për arsim në muaj u shpenzua vetëm 2500 lekë

5 Tetor 2020, 20:14| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 20:20

  • Share

Arsimi kalon në plan të dytë për qytetarët kur vjen puna tek shpenzimet. Shqiptarët shpenzojnë dyfish më shumë për argëtim sesa për arsim. Konkretisht sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019 një familje shqiptare me anëtar 3-7 persona shpenzon në muaj 6 mijë e 220 lekë për argëtim, duhan dhe pije alkoolike, kurse për arsim harxhon vetëm 2 mijë e 532 lekë.

Edhe pse çmimi i duhanit dhe i pijeve alkoolike ka pësuar rritje si një masë për të frenuar konsumin në masë të tyre, sipas të dhënave të INSTAT, në vitin e kaluar është shpenzuar për këto produkte mbi 3 mijë lekë çdo muaj, harxhimi më i lartë që prej 2014. Ndërkohë për argëtim e kulturë niveli i shpenzimeve është më i larti që prej vitit 2007.

Ndërsa për arsim nga 4.4% e buxhetit që shpenzohej në 2016, në vitin e shkuar shpenzimi mujor ishte 3.1%, ose vetëm 2 mijë e 532 lekë. Në raport me vitin 2018 qytetarët kanë rritur shpenzimet për argëtim me mbi 54%, dhe për alkool e duhan mbi 16%.

Pjesën e luanit për vlerën më të lartë të shpenzimeve e merr grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 33.952 lekë.

Në total për vitin e kaluar 771.600 familje shqiptare kanë shpenzuar 63,5 miliardë lekë në muaj, ndërsa shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje arrijnë deri në 82.235 lekë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?