Këngëtari grek Notis Sfakianakis

Kultura

'Shqiptarët racë inferiore'/ Këngëtari grek e mohon: S'e kam thënë, ju dua shumë, ju pres në koncert

22 Maj 2018, 16:17| Përditesimi: 22 Maj 2018, 16:20

  • Share

Këngëtari i njohur Notis Sfakianakis ka mbërritur në Tiranë për koncertin që do të mbajë në datë 24 maj në Pallatin e Kongreseve. Por në javën e fundit në Shqipëri ka një debat të fortë për këngëtarin grek.

Shumë këngëtarë shqiptarë kanë bërë thirrje që koncerti i tij të bojkotohet, pasi sipas tyre ka deklaruar se shqiptarët janë racë inferiore.

Por, Notis Sfakianakis e mohon që të ketë thënë një gjë të tillë duke akuzuar mediat se kanë manipuluar fjalët e tij, ndërsa shton se këtu jemi në Iliri dhe kjo sipas tij i thotë të gjitha.

Ai fton publikun që të jetë i pranishëm në koncert në datë 24 me një mesazh në gjuhën shqipe. "Ju dua shumë, ju pres në Pallatin e Kongreseve".  Top Channel

 

Komento

Komente

  • Anton: 23/05/2018 15:16

    Pershendetje Gege kosovari. Vallahi mos u trano se tallava turqish si ne shqiperi dhe kosove kendon edhe ky greku turk,I konvertuar ne ortodoks

    Përgjigju
  • Emigrantja: 23/05/2018 13:39

    Ke te drejt o shok se atje ne tiran se kan ixen se ca bohet jasht saj dhe na derdellisin sikur te degjosh notin u bekemi europjan.nga nje vend europjan vjen ai po flet per te huajt sic fliste hitleri.kta dun me na mush menjen ne sr po te dhkonte nje i yni te jepte koncert atje ky do bente reklam per kengetaret tan .sa duket qe se keni kalu vet rracizmin e kti fashisti .ju lutem

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 23/05/2018 09:43

    Nuk eshte hera e pare qe, shqiptaret me dnerim ftojne artist grek e serbe, qe kane share dhe poshtruar vlaret materilae e shpirterore shqiptare,Keshtu eshte edhe ky "miku gojeflliqur"qe do kendoje e do te adhurohet,puthet e perqafohet nga tironsat e sidomos tironeset.Kjo eshte anomalija shqiptare ne vazhdim.

    Përgjigju
  • Ana: 22/05/2018 20:30

    Se di pse i ha fjalet ky po edhe media ne greqi u cuditen me lajmin se do jepte koncert ne shqipri,pasi cnuk pat then per shqiptaret.dhe te gjitha ato qe ka then i ka konfirmu vet sa her qe e intervistonin.

    Përgjigju
  • agim: 22/05/2018 17:48

    Ne radh te par biletat jan shum te shtrenjta per nje klysh grek ky klysh fashist-nazist mos vall esht nipi i musolinit apo i itlerit duke ditur qe fashizmi dhe nazistet e shkatrruan kte rrac shqiptaret duhn te shkoin ne koncer me vez (kllok)te prishura ti pergjigjen ne surrat qe emriqshipri sa te jet gjall.

    Përgjigju
  • Antigrek: 22/05/2018 17:37

    Mos i shkoni ne koncert ketij m*t m*ti megjithese ka edhe nga ata antishqiptare qe kane per te shkuar

    Përgjigju
  • bojkoti: 22/05/2018 16:50

    legen njeri nuk ke folur vetem nje her fjale te ndyra per shqiptaret, por me dhjetera here, une jetoj ne greci edhe e di mire kete pune, po te isha ne shqiperi jo vetem se nuk do te shkoja ne koncertin e ketij legeni, por as afer zones nuk do te u afroja.

    Përgjigju
    • Riflo: 22/05/2018 17:13

      Pa merak se me deshir sdo shkoj njeri, do shkojn grekt qe jetojn ketu dhe ata te detyruarit.

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?