Shqiptarët kursyen më shumë gjatë pandemisë, rritet me 10% fondi i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave

27 Prill 2022, 15:42| Përditesimi: 27 Prill 2022, 15:52

  • Share

Pandemia e COVID-19 i ka nxitur shqiptarët që të kursejnë më shumë para duke zgjedhur sistemin bankar për t’i depozituar ato. Në raportin vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave prezantuar në Komisionin parlamentar të Ekonomisë nga drejtori Genc Mamani, rezulton një rritje me 11.4 depozitave në 12 bankat e vendit dhe 9.9 % në 9 shoqëritë e kursim kredive që kjo strukturë ka monitoruar.

“1433 mld lekë në fund të 2021 në banka, 9.6 mld lekë në kursim krediti. Rritje depozitat 11.4 % në sistemin bankar dhe 9.9 në shoqëritë e kursim kreditit. Detyrim për kompensim 792.2 mld lekë në banka, që i korrespondon 1.8 mln depozituesve dhe 6.9 mld leke apo 20 mijë depozituesve”, shprehet Genc Mamani.

Kreu i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave tha se me rritjen e depozitave, është rritur me gati 10 % fondi që kjo agjenci disponon.

“Monitorojmë fondin e ndërhyrjes së fondit së ndërhyrjes së jashtëzakonshme të bankave. Të ardhurat vijnë nga kontributet vjetore të bankave 2.7 mld lekë fondi për ndërhyrje të jashtëzakonshme. Marrëveshja me berzh 100 mln euro kredi në dispozicion, konsiderohet mekanizëm më shumë për elementët e sigurimit të depozitave në Shqipëri, siguron likuiditet të nevojshëm për 7 ditë”, vijoi Mamani.

I pyetur nga deputeti Edmond Spaho nëse duhet riparë pagesa për garantimin e depozitave, drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Genc Mamani tha se niveli i sigurimit të depozitave aktual është në përputhje me kushtet ekonomiko-sociale dhe nuk është koha për t’u ndryshuar. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?