Përdorimi i gati 19 numrave telefonikë shqiptarë, me anën e të cilave janë kryer 1699 thirje në drejtim të Gjermanisë, ka sjellë vjedhjen e një vlere financiare prej 21 mijë e 192 euro nga disa operatorë Shqiptarë që punojnë në një kompani private telekomunikacioni në Shqipëri. Prej muajit qershor prokuroria e e Tiranës ka nisur hetimet për këtë rast të mashtrimit kompjuterik, me qëllim identifikimin e personave që kanë kryer këtë vjedhje.
Çështja ka marë indicie në Gjermani, pasi ka qënë prokuroria e Bamberg, ajo që ka zbuluar rastin e vjedhjes së eurove nëpërmjet një skeme tepër të sofistikuar në internet. Nisur nga kjo situatë prokurorët Gjermanë kanë kërkuar ndihmën e prokurorëve të Tiranës, pasi kanë konstatuar se personat që kanë arritur të vidhnin kompanitë Gjermane, ushtronin detyrën e tyre pranë një kompanie telekomunikacioni në Shqipëri.
Sipas dosjes hetimore që ka mbëritur nga Gjermania në prokurorinë e kryeqytetit autoritetet Gjermane janë duke proceduar për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik",për shkak se persona të panjohur kanë arritur nëpërmjet mjeteve elektronike, qasje në sistemin telefonik të kompanive të dëmtuarve, “HäuBler&Partner”, kompani konsulente tatimore, Helmut Ëahn-Steuerberater si dhe të dëmtuarit “Gevas Softëare GmbH”.
Nga të dhënat hetimore rezulton se brenda një dite 21 tetor 2018, janë kryer 1699 thirrje të cilat janë iniciuar dhe mbyllur nga autor të panjohur të përcjella në numra të ndryshëm të një operatori telefonik Shqiptar, duke rezultuar në faturat e telefonit të personave të dëmtuar një vlerë prej 21.192,90 Euro.