2 të rinj shqiptarë urdhërojnë ushtarët grekë, acarohen fqinjët! Nisin urgjent hetimet (VIDEO)

15 Janar 2021, 16:16| Përditesimi: 15 Janar 2021, 16:30

  • Share

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku duket se 2 shqiptarë po u japin urdhra ushtarëve grekë.

Pas publikimit të kësaj videoje, autoritetet janë tronditur dhe kanë nisur menjëherë hetimet.

Në video 2 të rinj me origjinë shqiptare, duke sikur po “përshëndesin” shokët tyre nga Shqipëria në “rrugën 5 maji”, siç edhe përmendet në video.

Njëri prej tyre i cili duket të ketë një rol drejtues urdhëron ushtarët grek të përsërisin emrin e njërit prej djemve që po përshëndesin, “ Me Ri Ton”, ndërkohë ushtarët e përsërisin pa hezitim.

Sipas mediave greke, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Greqisë ka nisur një hetim në lidhje me rrethanat e xhirimit të saj dhe nëse në të ka fyerje për Greqinë apo ushtrinë vendase.

Ka me mijëra shqiptarë që përmbushin detyrimin ushtarak në Greqi, si kusht për të marrë nënshtetësinë.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liku: 16/01/2021 16:12

    Yytt shtet injorant. Akoma me keto meren. Greqia eshte turpi europes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?