Bujar Nishani dhe Edi Rama

Rama i 'përvishet' Nishanit për çështjen e vizave: Je dizinformimi dhe çoroditja e publikut

7 Tetor 2020, 14:42| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 14:48

  • Share

Zbatimi i programit ETIAS nga Bashkimi Europian, ka sjellë përplasje mes palëve politike, ku opozita akuzon se në vendin tonë do të rikthehen vizat.

Kjo deklaratë e bërë nga ish-presidenti Bujar Nishani, ka bërë që kryeministri Edi Rama të reagojë sërish, për të shpjeguar programin ETIAS, dhe duke iu drejtuar Nishanit  thotë se ai po dezinformon publikun.

Fatkeqësisht e sërish, nishani i opozitës është dizinformimi dhe çoroditja e publikut shqiptar”, shkruan Rama, dhe shton ”Ja e vërteta e zbatimit të programit ETIAS nga Bashkimi Europian, ku shtetasit e vendeve PA VIZA me BE, sikurse Shqipëria, do të vijojnë të udhëtojnë PA VIZA në BE, por nga 2023 do t’u kërkohet që të marrin vetëm një autorizim elektronik online para nisjes, në funksion të një filtri digjital të BE kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe kërcënimeve shëndetësore. Vini Maskën në mendje kundër virusit të dizinformimit dhe çoroditjes", shkruan Rama i cili ka publikuardhe një video ku jepen më shumë detaje për sistemin.

Në shkrimin e tij mes të tjerash Nishani shkruante se nga 1 Janari për shqiptarët nuk ka më prit e merr biletën.

Sot erdhi “dhurata” e rëndë për shqiptarët. Që nga 1 Janari për shqiptarët nuk ka më ; “prit biletën, merr (avionin, tragetin, autobuzin) e shko ku e ke nevojën, hallin apo qejfin në Evropë”, shkruante Nishani.

Komento

Komente

  • Fatos Rexha: 09/10/2020 05:11

    nuk ka opzion varet(dipende),gjobat e periudhes se mbylljes duhet te falen,me perjashtim te rasteve kur karantina eshte prishur per aresyev kriminale..,pastaj o është pandemi o s'është,me gjoba nuk ruhesh nga virusi,me gjoba mbushen arkat e shtetit..ata qe jane ne qeveri u eshte mbushur mendja se shqiptaret jane po ai populli naiv i para viteve '90..rregulloni oren e kohes pusht etare

    Përgjigju
  • redi: 08/10/2020 09:37

    Nuk ja vlen te komentosh Nishanin.Pale ja qene dhe president.Po si nuk kthjellohet per deklaratat qe jep !Kujtojm veprimet e tij dhe asnje nuk ja merr per te vertete .Lereni te "pastroj"PD

    Përgjigju
  • shabani: 07/10/2020 16:57

    nishani keshtu po ky ngordhesire i zgerlaqur sikur mbahet bure mu...shteti....

    Përgjigju
  • O Noshan: 07/10/2020 15:44

    O Nishan o kopan o zoggomarit

    Përgjigju
    • Fran Uci: 07/10/2020 17:32

      Eshte zog Thiu

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?