Nuk ka studiuar për arkeologji por e konsideron veten si një njohës të mirë të saj, aq sa ka denoncuar muzeut civile të Palazzo Farnese për mashtrim. Ky është Agron Vuka, një trajner personal pretendon se është mashtruar nga muzeu.
Ai deklaron se " Mëlçia etruske", një nga artefaktet më të rralla në muzeun Italian, nuk është origjinale. Denoncimi nga ai është bërë publik ditët e fundit dhe kanë shkaktuar jo pak ditët e fundit.
Vuka, thekson se është njohës i 7 gjuhëve të huaja, mes tyre sipas tij ai njeh edhe etruskishten.
"Sepse etruskishtja - shpjegoi ai - është një gjuhë shumë e ngjashme me shqipen e veriut, të cilën unë e njoh shumë mirë".
Me pak fjalë, trajneri personal ka teorinë e tij , të cilën ai nuk nguroi të ua shprehë edhe muzeut në Piacenza me email, madje duke kërkuar të fliste me menaxherët.
Në përgjigje të interesit të mediave në vendin fqinjë, zyrtarë të muzeut theksuan se artefakti është origjinal, pasi ka kaluar një sërë testesh dhe analizash.
"Sa i përket mëlçisë etruske, ajo është studiuar nga shumë studiues dhe askush nuk ka pasur dyshime se çfarë përfaqëson". Megjithatë nuk ka pasur asnjë koment nga muzeu mbi raportin e mashtrimit.
Zbulimi i “ Mëlçisë Etruske” në Piacenza, konsiderohet si një zbulim i jashtëzakonshëm sa i përket periudhës së shekullit II - I Para erës sonë, e cila hap një paraqet njohuri të shumta për periudhën e etruskëve, kozmosin e tyre, traditën e madhe të kontrollit mbi ritet e themelimit dhe marrëdhëniet mes tyre.