Një shqiptar do të deportohet për herë të tretë nga Britania e Madhe. Shqiptari i identifikuar si Ronaldo Zani, 26 vjeç, nuk kishte hequr dorë nga rikthimi në Angli, edhe pse ishte dëbuar si herë si pjestar i bandave kriminale. Ai u deportua për herë të parë në vitin 2019 pasi u kap duke shitur kokainë. Por, ai u kthye muaj më vonë dhe u mburr klientëve të tij duke i shkruar: Jam rikthyer në krye të detyrës!
Por sërish u kap! Ai ishte futur në vendin ishullor me kartë identiteti të rreme greke dhe para gjykatësve zbuloi se duhet të shlyente një borxh prej 15 mijë £ tek personat që e futën në Angli. Pretendimet e tij nuk u morën parasysh ndaj ai u deportuar për herë të dytë në maj të vitit 2021, pasi u burgos për 3 vjet.
Sipas 'Dailymail' më 13 shkurt të këtij viti, oficeri i Policisë që e kishte arrestuar edhe me parë, mbeti i shtangur kur e pa Zanin duke i dhënë një makine tip "Mercedes" në Bournemouth, Dorset. Ai e tërhoqi ndaloi menjëherë dhe nga kontrolli i mjetit i gjeti gati 2 mijë paund "cash" dhe 25 gr kokainë. Kësaj here 26-vjeçari u tha autoriteteve se ishte futur në Angli me kamion. Fillimisht pretendoi se kishte nisur që të punonte në ndërtim por nuk kishte fituar mjaftueshëm para për të shlyer borxhin, kështu që i ishte rikthyer zanatit të vjetër.
“Ju keni hyrë ilegalisht në vendin tonë duke e ditur se ose keni pasur ose do të kishit borxhe të reja ndaj kriminelëve. Vendi ynë është i mbushur me grupe kriminale shqiptare dhe ju tashmë e dinit se ku po shkonit. Kështu që nuk kam asnjë simpati për ju që keni zgjedhur që të punoni për tregtarët e drogës. Me dënimin tuaj edhe do të dëboheni,"-tha gjatë seancës gjyqtari Richard Fuller.
Ndërkohë avokati i shqiptarit Jonathan Rees, siguroi gjyqtarin se klienti i tij nuk kishte fare më për qëllim që të rikthehej në vend.
Komente
