Durrsaku ekzekutohet në një lokal në Ekuador nga 2 persona, ndaj tij qëllohet mbi 20 herë! Autorët i shkuan me buqetë me lule! VIDEO nga vendngjarja, shkak prishja e pazareve të drogës

23 Janar 2022, 16:40| Përditesimi: 24 Janar 2022, 07:37

  • Share

Një tjetër shqiptar është ekzekutuar në Ekuador ku shkak kryesor dyshohet se është prishja e pazarit të drogës. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në veri të Guayaquil, 'kryeqendra' e trafikimit të kokainës në Ekuador. Viktima është Ergys Dashi, 34 vjeç, nga Durrësi, i cili është qëlluar teksa ndodhej i ulur brenda në lokal, ndërsa nga plumbat ka mbetur e plagosur edhe 26-vjeçarja Angie Romero, e cila ishte ulur në tavolinën ngjitur me të. Ndaj 34-vjeçarit është qëlluar plot 20 herë, ku disa prej plumbave e kanë kapur në kokë dhe në trup duke i marrë jetën në vend. 

Si ndodhi ngjarja?

Ekzekutimi ka ndodhur një ditë më parë, 22 janar në orën 19:00, kur një nga autorët ka hyrë brenda lokalit me synimin për të ekzekutuar Ergys Dashin, ndërsa tjetri e priste jashtë me motor për ta larguar. Autori mbante një buqetë me lule në duar, për t'u ruajtur nga kamerat e sigurisë së barit, dhe teksa i është afruar me vrap tavolinës ku ndodhej Dashi ka nxjerrë armë dhe ka qëlluar për vdekje durrsakun, ndërkohë që miku në tavolinë me Dashin ka tentuar të qëllojë autorin me karrige, por është zmbrapsur pasi autori vijonte të qëllonte me armë edhe teksa largohej me vrap jashtë lokalit. Në momentin e ekzekutimit, ka pasur edhe klientë të tjerë në lokal, të cilët kanë mbetur të tmerruar nga breshëria e armës. Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20 gëzhoja. Sipas mediave në Ekuador, dyshohet se Dashi është i përfshirë në trafikun e kokainës dhe se prishja e pazareve të drogës të jetë shkak i ekzekutimit të tij nga bandat rivale. 

Kush ishte Ergys Dashi?
Ergys Dashi kishte lidhje me Plarent Dervishaj, kunati i Lul Berishës dhe Eldi Dizdarin, të dy të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të strehuar në Dubai, si vendi ku strehohen kriminelët shqiptarë për shkak se qeveria shqiptare nuk ka marrëveshje ekstradimi me autoritete në Dubai. Dervishaj ka qenë i akuzuar si anëtar i bandës së Durrësit, ndërsa Eldi Dizdari njihet për lidhjet mes bosëve të drogës në Amerikën Latine dhe kishte lidhje shumë të forta me Ndraghetën. 

E madje, Dashi në vitin 2014 është arrestuar nga policia italiane po për kultivim droge, si pjesë e një operacioni që çoi prapa hekurave 32 persona. Trafiku i heroinës drejtohej nga shqiptari Ergys Dashi, në atë kohë vetëm 25 vjeç, i cili përfundoi pas hekurave pas një hetimi 3-vjeçar nga autoritete italiane në Pulia. Transporti i drogës, heroinë e cilësisë së shkëlqyer, bëhej përmes makinave të modifikuara. Droga shitej me një çmim konkurrues, si për të lejuar fitime të mëdha për ata që e blenë. 

Ekuadori, vendi ku ekzekutohen mafiozët shqiptarë

Ergys Dashi nuk është shqiptari i vetëm që ekzekutohet për shkak të prishjes së pazareve të drogës, më herët janë vrarë edhe Adriatik Tresa, i cili u vra në hyrje të shtëpisë së tij më 20 nëntor 2020 nga 6 persona të maskuar si policë. Ndërsa në mars të 2018 u vra  shqiptari Fadil Kaçaniç bashkë me të shoqen Fatime, po për shkak të trafikut të drogës. 64-vjeçari i vrarë barbarisht bashkë me gruan e tij ishte njeriu i cili porosiste drogën që menaxhonin shqiptarët në Europë. Ata u gjetën të vdekur në një zonë të banuar pranë qytetit të Guayaquil. Edhe në 2016 u vra shqiptari Ilir Hidri me 3 plumba pas koke po në Guayaquil.

Ekuadori ka një pozicion tejet strategjik, pasi ndodhet mes Kolumbisë dhe Perusë, dy prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në Amerikën Latine. Prej vitesh aty janë vendosur edhe trafikantët shqiptarë të cilët e transportojnë më pas kokainën në Europë dhe në Shqipëri, ku janë me dhjetëra raste të kapjes së sasive të mëdha të kokainës përmes kontejnerëve të bananeve në Portin e Durrësit gjatë viteve të fundit.

1642975063_ergysdashi.jpg

Viktima Ergys Dashi

 

Pamje nga vendi i ngjarjes

Ora 18:39
U qëllua me breshëri plumbash në lokal, ky është 34-vjeçari shqiptar që u vra në Ekuador

1642959631_1642959362Sequence0300120013Still045.jpg

Ky është Ergys Dashi, 34 vjeç, nga Durrësi, i cili mbeti viktimë i një atentati mbrëmjen e djeshme në Ekuador.

Ora 18:05
Iu bë atentat me mbi 20 plumba, kush është 34-vjeçari shqiptar që u vra dje në Ekuador, zbulohen lidhjet e tij me kunatin e Lul Berishës dhe Eldi Dizdarin

Ergys Dashi i ekzekutuar një ditë më parë në Ekuador,  kishte lidhje me Plarent Dervishaj, kunati i Lul Berishës dhe Eldi Dizdarin, të dy të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të strehuar në Dubai. Dervishaj ka qenë i akuzuar si anëtar i bandës së Durrësit teka më vonë fitoi lirinë. Ndërsa Eldi Dizdari njihet për lidhjet mes bosëve të drogës në Amerikën Latine dhe kishte lidhje shumë të forta me Ndraghetën. 

Kush është Plarent Dervishaj? Plarent Dervishaj u arrestua në Dubai, por u la i lirë, pas shpalljes së tij në kërkim pas rrëfimit të dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut. Në këtë vrasje, Reçi ka treguar se e ka kryer së bashku me Indrit Taullaun dhe Plaurent Dervishajn. Ndërsa sipas Luftar Reçit, Lulzim Berisha ishte njeriu që i kishte propozuar vrasjen e ish-mikut të tij Saliu, në këmbim të vrasjes së hasmëve të Luftar Reçit

Kush është Eldi Dizdari? Eldi Dizdari është personi që ka pasur një konflikt të fortë me Ervin Matën në mbrëmjen e 4 tetorit, para lokalit “Monopol” të Redi Popeskut, rreth gjysmë ore para se të ndodhte përplasja me armë brenda këtij lokali. Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi dhe njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua në Durrës. Eldi Dizdarit është edhe kryetari i bandës shqiptare të drogës "Kompania Bello" ka dalë sërish në disa përgjime të anëtarëve të grupit të "Ndrangheta-s"

Ora 17:46
Vrasja e shqiptarit në Ekuador, dëshmitari: Atentatorët teksa po largoheshin me motor kanë qëlluar në drejtim të lokalit sërish! Kishte shumë fëmijë, rrezikuam

Vrasja e 34-vjeçarit shqiptar Ergys Dashi në Guajakil të Ekuadorit ka ndodhur rreth orës 19:00, në një restorant në parkun “Joaquín José Orrantia” në një kohë kur ishte i mbipopulluar nga njerëzit.

Njeri prej dëshmitarëve ka shkruar në Twitter lidhur me ngjarjen tronditëse, se pasi 2 autorët ekzekutuan shqiptarin me breshëri plumbash, teksa po largoheshin me motor siç theksoi ai kanë qëlluar drejt lokalit majtas dhe djathtas tij.

Ai tha se veprimi i tyre vuri në rrezik familje të tëra dhe shumë fëmijë.


“Djemtë ikën me një motoçikletë duke qëlluar drejt lokalit majtas dhe djathtas. Aty kishte familje të tëra me fëmijë që vraponin drejt parkingut. Një kaos total, ai imazh është regjistruar tek unë, askush nuk më ka thënë, e kam parë live”, shkruan dëshmitari që pa nga afër vrasjes e Ergys Dashit.

Ora 17:25
U ekzekutua në Ekuador, Ergys Dashi kreu i organizatës së heroinës në Itali

1642954794_vendiingjarjes.jpg

Viktima Ergys Dashi

Ergys Dashi i ekzekutuar një ditë më parë në Ekuador nuk ishte një emër i panjohur, pasi në shtator të 2014 ai është arrestuar po për trafik drogë së bashku me 32 persona të tjerë. Nga hetimet 3-vjeçare të kryera nga autoritete italine, rezultoi se Ergys Dashi në atë kohë 25 vjeç ishte kreu i nje organizate për trafikun e heroinës të një cilësie të lartë.

Droga shitej me një çmim konkurrues, si për të lejuar fitime të mëdha për ata që e blenë. Kjo organizatë kriminale fitonte në muaj 60,000 dhe 70,000 € në muaj.

Ora 17:19
Karrige të hedhura dhe trupi i pajetë i shqiptarit, gjithçka që mbeti nga skena e krimit të vrasjes së 34-vjeçarit në Ekuador

Shqiptari i mbuluar në gjak i shtrirë në mes të lokalit, karrige të hedhura dhe një ambient i boshatisur është gjithçka që ka mbetur nga skena e krimit të vrasjes së 34-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Ekuador.

Ora 17:06
Ekzekutimi i shqiptarit në Ekuador, viktima i mbytur në gjak dhe i shtrirë në tokë

Ergys Dashi është shqiptari i ekzekutuar në Ekuador. pas atentati trupi i tij shfaqet i lyer ne gjak dhe i shtrirë në tokë.

1642953903_FJv8EWQXMAM1CcW001.jpg

Viktima Ergys Dashi
//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sali: 25/01/2022 07:20

    Keta qe vritenper drogee hashash hallall ta kene sepse e kane marre parasysh qe kur e fillojne kete tregeti e nuk me vjen gjynah fare. Cfare ti besh atyre njerezve qe vdesin nga semundje te jeqija e sidomos femije keta jane per tu ardhur keqe sepse jane te pafajshem

    Përgjigju
  • Kapo kapllani: 24/01/2022 09:23

    Atentat lentit shpetoj dhe iku dhe si perfundim kush mbeti mond çekici e vran ket e vran kush e ka rradhen nga ushtart tash?nese nuk godet kundershtarin drejtperdrejt priti krahet qe ti mbyllen hyrjet dhe te dale zbulut vet dhe ta vrasish kjo asht strategji kolumbiane.paçi fat cuna po se keni te gjat me ket ritem

    Përgjigju
    • Per ty: 24/01/2022 12:46

      Kush jan ushtaret tjer qe kan ngel o kapo. Se dhe luli iku. Kush i ka ngel tjeter I forte ketyre ne durres e jashte.

  • Ilo: 24/01/2022 02:28

    I doli fjala Tak Brahos. Te mos qe vrare, patjeter do qe bere deputet i Durrsit....

    Përgjigju
  • Bim: 23/01/2022 23:41

    Urime e shpresojm që ta ndjekin të tjerë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?