Kronikë

Shqiptari gjendet i djegur në makinë në ishullin grek, banorët: U dëgjua një klithmë e fortë

18 Shtator 2019, 20:43| Përditesimi: 18 Shtator 2019, 20:44

  • Share

GREQI-Një shqiptar është gjetur i djegur brenda një makine në ishullin e Rodosit. Sipas medieve greke, viktima është baba i një vajze të mitur. Ai u gjet në orën 06:20 të mëngjesit nga policia brenda në makinë i karbonizuar.

Dyshimet e para janë se shqiptari ka kryer vetëvrasje për shkak të borxheve të shumta. Familjarët kanë deklaruar se ai ishte larguar nga banesa rretho orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa rreth një orë më pas ndodhi ngjarja.

Mediet greke citojnë banorët që theksojnë se ekziston edhe një video e momentit kur makina përfshihet nga flakët, ndërsa u dëgjua edhe një klithmë e fortë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?