Foto ilustruese

Shqiptari hyn për të vjedhur një banesë në Itali, pronari e “arreston” vetë në flagrancë!

25 Shtator, 08:50| Përditesimi: 25 Shtator, 08:55

  • Share

Modena- Një hajdut shqiptar, që udhëtonte nga provinca e afërt e Reggio Emilia ku jeton, u arrestua nga karabinierët në Sassuolo, pasi pronari i shtëpisë që po tentonte të vidhte e kapi vetë në befasi dhe e “prangosi”.

Gjithçka ndodhi në fundjavë, kur policia mori një telefonatë në numrin 112 mori një denoncim nga i vetë pronari i banesës.

Mediat italiane raportuan dje (24 Shtator) se i ndaluari është një 37-vjeçar dhe për të vjedhur përdorte çelësa fals, ose u priste bravat me pajisje.

Por këtë herë i shkoi keq “gjuetia” në zonën e njohur si “lagja e qeramikës”, pasi pronari i shtëpisë ishte brenda dhe telefonoi policinë.

I dyshuari nuk bëri rezistencë ndaj pronarit dhe nuk u largua derisa erdhën karabinierët që e prangosën.

Ditën e djeshme Gjykata e Modenës ligjëroi ndalimin për ta mbajtur në paraburgim shqiptarin dhe nënshtruar hetimeve të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?