Shqiptari i infektuar flet për Report Tv nga Nju Jorku: Po ia hedh, por e përjetova keq, formula që më dha doktori për ta mposhtur

6 Prill 2020, 17:36| Përditesimi: 6 Prill 2020, 17:44

  • Share

Agim Loci, një shqiptar në Nju Jork i infektuar me koronavirus në një intervistë me Skype nga SHBA për emisionin Repolitix tregoi përjetimin e vështirë psikologjik në momentin që mori vesh lajmin. Loci tha se simptomat iu shfaqën kur ishte në punë, ndërsa tani që kanë kaluar 11 ditë është në gjendje të mirë dhe po ndjek këshillat e mjekëve. Shqiptari tha se i kishin dhënë dy ilaçe për kollë dhe temperaturë, ndërsa doktori e kishte këshilluar që të pinte çaj me limon e mjaltë, ujë dhe lëngje për të mposhtur koronavirusin. Deri tani në SHBA janë 339131 të prekur dhe 9689 të vdekur me Nju Jorkun që është më i prekuri.

Intervista e plotë për Report Tv e shqiptarit në SHBA, Agim Loci
Përshëndetje, si jeni?
Mirë, mirë, ka kaluar 10 ditë. Jam i prekur, por pjesa më e vështirë ka kaluar

Kur e mësuat?
Unë isha në punë kur më shfaqën simptomat, ethe, temperaturë, kollë, prerje oreksi. Lashë punën dhe telefonave ca herë për të bërë testin, por këtu është një rregull, që kur të marrin në telefon duhet të shkosh. Shkova dhe doktori më tha je prekur.

Pas testit, mësuar se ishit infektuar, por shenjat e para që kuptuat në trup?
Temperaturë, ethe, dhimbje e trupit ishin shenjat e para. Rreth 6-7 ditë ishin të vështira edhe nga ana psikologjike. E vetmja gjë që kam marrë nga spitali ishte një medicinë për kollin dhe një për ulje temperaturë, pasi nuk ka ilaçe që janë për të shëruar këtë koronavirus.

Dy ilaçe ju dhënë mjekët në SHBA?
Asgjë më tepër. Këshilla e doktorit ishte pirja e çajit me limon e mjaltë, ujë dhe lëngje për ta kaluar. Po rishte një situatë tejet e vështirë për mua. Lajme e vdekje cdo ditë. Nuk është e lehtë të mbartësh një virus vdekjeprurës. Kam kaluar më shumë se 10 ditë dhe jam drejt fundit, falenderoj Zotin që jam mirë dhe po shikoj veten që po bëhem më mirë dhe them se do ia hedhim.

Kur do ë bëni testin e dytë?
Sot bëhen 11 ditë, mjekët më kanë thënë do të qëndroj 14 ditë i izoluar. Nuk e di nëse do të bëhet ritestimi, pres të na telefonojnë vetë.

Ju nuk jetoni i vetëm në SHBA, po për familjarët është bërë test?
Po, por kanë dalë negativ. Gjithcka është mirë

Uroj që kur të bëni testin e dytë të dilni negativ....
Sinqerisht e ndej veten mirë se shumë shokë e miq më janë gjendur pranë. Unë jetoj në Nju Jork. Ky është vendi më i madh që ka numrin e të infektuarve.

Si është situata?
Në trena shumë njerëz nuk i marrin masat, pavarësisht se unë kam qenë shumë strikt, por nuk arrij ta kuptoj se ku arrita të jem mbartës i këtij virusi. Ana psikologjike ka qenë shumë e vështirë për mua. Doktori më tha se pjesën më të vështirë e kam kaluar duke më dhënë kurajo.

Keni një mesazh për shqiptarët?
Mesazhi im është që të mos luajnë me jetën e tyre, por ta vlerësojnë situatën dhe të respektojnë këshillat e doktorëve duke qëndruar në shtëpi dhe shmangur personave, të respektojnë rregullat që kanë vendosur doktorët.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?