Matvei Petrov

Shqiptari i natyralizuar, Matvei Petrov medalje ari në Kupën e Botës

28 Maj 2023, 14:06| Përditesimi: 28 Maj 2023, 14:08

  • Share

Gjimnasti Matvei Petrov ka arritur të sigurojë medalje ari për Shqipërinë në Kupën e Botës që po zhvillohet në Varna të Bullgarisë.

Në disiplinën e kalit me doreza, sportisti i natyralizuar si shqiptar arriti të rrëmbejë vendin e parë, duke lënë pas kundërshtarët.

Petrov grumbulloi 14.800 pikë duke lënë pas Abdulla Azimov të Uzbekistanit dhe Artur Davtyan të Armenisë. Kështu Petrov arrin të mbledhë pikë kualifikuese për Lojërat Olimpike, “Paris 2024”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?