Guardia di Finanza gjatë një aksioni

Shqiptari kapet duke trafikuar 4 bashkëatdhetarë klandestinë në Udine! Kishin dëbime nga Franca, Italia e Hungaria, makina me targa shqiptare

18 Tetor, 09:17| Përditesimi: 18 Tetor, 09:20

  • Share

Itali- Jo vetëm biznes ilegal emigrantësh të paligjshëm brenda vendit tonë, me destinacion ato të BE, por edhe në territorin italin.

Një shqiptar është kapur nga karabinierët teksa po trafikonte me mjetin e tij 4 shtetas klandestinë, bashkëatdhetarë.

Patrullat e policisë italiane e hasën të dyshuarin në vendkalimin e Ugovizzës. Nga verifikimet e thelluara rezultoi se të gjithë pasagjerët emigrantë të paligjshëm, ishin të penalizuar me dëbim nga Franca, Italia dhe Hungaria.

I arrestuari është një 25-vjeçar shqiptar, me akuzën për ndihmë dhe nxitje për emigracionin e paligjshëm, i proceduar nga Guardia di Finanza e Udine.

Ndërhyrja u bë pranë barrierës së autostradës A23 të Ugovizzës. Një patrullë e kompanisë Tolmezzo ka kryer kontroll në një makinë me targa shqiptare, në të cilën udhëtonin pesë persona, të gjithë të së njëjtës kombësi.

Prej tyre, vetëm dy kishin një pasaportë biometrike të vlefshme. Pas hetimeve të thelluara, falë edhe bashkëpunimit të çmuar me Policinë Kufitare të Sektorit Tarvisio, u konstatua se - pak para kontrollit - personat pa dokumente i kishin hedhur nga dritarja e makinës.

“Zbulimi i dokumenteve në buzë të rrugës dhe kontrollet e mëpasshme të kryera me referencë të kryqëzuar në bazat e të dhënave në përdorim nga Korpusi dhe Policia e Shtetit, bënë të mundur konstatimin se të gjithë pasagjerët në makinë ishin marrës të urdhrave të papranueshmërisë lëshuar nga Franca, Italia dhe Hungaria dhe se si disa prej tyre tashmë ishin refuzuar në kufijtë e Serbisë dhe Hungarisë”, shkruan “Messaggeroveneto”.

I dyshuari u dërgua në burgun në Udine, në dispozicion të autoritetet gjyqësore, kurse mjeti u sekuestrua.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?