Napoli- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi në makinë iu gjet rreth 11 kilogramë kokainë, të destinuar për tregun ilegal të qytetit dhe krahinës së Napolit.
Shqiptari u arrestua në autostradën Santa Maria Capua Vetere, shkruan media italiane Ansa.it.
Nëse lënda narkotike, do të hidhej në treg, do t’u kishte sjellë organizatave kriminale një fitim të paligjshëm prej mbi një milion euro.
Kokaina ishte ndarë në pako dhe ishte fshehur në pjesën e pasme të bagazhit dhe në kroskotin qendrore të automjetit.
Policia bëri gjithashtu kontroll në shtëpinë e 52- vjeçarit ku u sekuestruan 60 mijë euro, një makinetë për numërimin e parave dhe dy pajisje për paketimin e drogës.
Dyshohet se shtetasi shqiptar punonte për organizatat kriminale në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se operacioni i Guardia Di Financa bëri të mundur shkatërrimin e një hallke të rëndësishme në zinxhirin e furnizimit të organizatave kriminale që operojnë në zonën napolitane.