Xhandarmëria e San Marinos

Bota

Shqiptari kapet me motor të vjedhur në Itali, xhandarmëria e San Marinos e arreston! Po udhëtonte me një vajzë italiane

23 Korrik, 09:18| Përditesimi: 23 Korrik, 10:07

  • Share

San Marino- Nuk kanë përfunduar mirë gjërat për një të ri shqiptar, i cili është arrestuar në San Marino, pasi u kap duke drejtuar një motor që dyshohet se është vjedhur në Itali.

Mjeti u identifikua menjëherë falë sistemit automatik të njohjes së targave, aktiv në pikat kufitare. Alarmi u aktivizua sapo targa e mjetit u zbulua nga sistemi, duke zbuluar se motori me fuqi të lartë ishte raportuar më parë si e vjedhur në Itali.

I riu, i cili udhëtonte me një vajzë italiane, u ndalua menjëherë nga një patrullë e Xhandarmërisë, e pranishme në vendngjarje, informon media italiane.

Pas një kontrolli të shpejtë, ai u arrestua dhe u dërgua në burg, ku aktualisht është duke pritur veprime të mëtejshme nga autoritetet gjyqësore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?