Foto ilustruese

Shqiptari kërcënoi me thikë pronarin e dyqanit në Itali, i theu xhamin dhe u plagos! Pas disa kilometrash u gjet i vdekur në makinë

24 Qershor 2022, 18:12| Përditesimi: 24 Qershor 2022, 18:15

  • Share

Një 43-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Klodjan Zoga ka ndërruar jetë pas sherrit me pronarin e dyqanit në Itali. Ai theu dyqanin e lokalit, u plagos rëndë dhe u largua pa kërkuar ndihmë. Vetëm disa kilometra më larg, u gjet i pajetë, shkruajnë mediat italiane.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të premte në qytetin Minervino, në provincën e Leçes. Shqiptari ishte punëtor ndërtimi dhe trupi i pajetë u gjet në makinën me të cilën u largua pasi theu xhamin që vendosi në Cocumola, një fshat i Minervino.

Ndonëse mbërriti ambulanca, ishte tepër vonë. Ishin shoferët që kalonin pranë dhe konstatuan shqiptarin e shtrirë në makinën që nuk lëvizte. Pas hetimeve u zbulua se kishte shkuar në dyqanin në pronësi të personit me të cilin ka pasur mosmarrëveshje në të kaluarën.

Aty nisi debati mes tyre dhe viktima kërcënoi me thikë pronarin e dyqanit para se të thyente dritaren. Ky moment rezultoi fatal për të pasi filloi të kishte gjakderdhje. Ai zgjodhi të mos kërkonte ndihmën e shpejtë e për pasojë ndërroi jetë nga gjakderdhja pas traumës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?