Një 49-vjeçar shqiptar, Gazmen Hashani, baba i tre fëmijëve ka fituar një milion dollarë në shortin Lotto Max më 18 tetor në Kanada. Ai tha se kur shkoi në dyqan për të kontrolluar biletat e tij dhe pa se bileta e tij ishte e fundit ishte fituese, nuk po e besonte.
“Bileta e fundit që kontrollova thoshte 1 milion dollarë. Nuk mund ta besoja dhe e skanova edhe dy herë të tjera. Kur tha të njëjtën gjë, e futa shpejt biletën në xhep.”
Ai priti që gruaja e tij të vinte në shtëpi për t'i treguar asaj lajmin e madh.
“Kur i thashë se fitova 1 milion dollarë, ajo filloi të dridhej. Ajo ishte shumë e lumtur dhe e emocionuar për familjen tonë”.
49-vjeçari planifikon të paguajë një paradhënie për të blerë një shtëpi për familjen e tij.
“Trupi dhe mendja ime ndihen të qetë, një ndjenjë që nuk e kam përjetuar kurrë më parë”, përfundoi ai.
????fantastike
Përgjigju