Gjatë seancës në Parlamentin e Serbisë

Shqiptari me flamurin kuqezi në mes të Parlamentit serb, reagojnë kryeparlamentari Daçiç dhe kryeministrja Brnabiç

26 Nëntor 2020, 17:13| Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 17:16

  • Share

Një ngjarje e rrallë është shënuar sot në Parlamentin e Serbisë në Beograd. Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, e ka marrë me vete flamurin e Shqipërisë, duke e vendosur pranë atij të Serbisë gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Serbisë.

Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kryeparlamentarit serb, Ivica Daçiç, i cioi  ka kërkuar që të hiqej flamuri.

 “Ne nuk kemi tolerancë për shkeljen e rregullave të procedurës, unë ju kërkoj të hiqni flamurin”, tha Daçiç.

 “Ju lutem me mirësi që të respektoni rregullat e procedurës së Asamblesë Kombëtare dhe vendimin për rendin e brendshëm në Asamblenë Kombëtare, i cili thotë qartë se është e ndaluar të shfaqen simbolet e një partie dhe një shteti të huaj përveç në mjediset e caktuara për palët”, tha Daçiq. Kamberi më pas e hoqi flamurin.

Kjo ngjarje ka sjellë edhe reagimin e Kryeministres serbe.  

“Unë me të vërtetë do të doja të flisja për gjëra më specifike. Nëse mendoni se keni të drejtën e flamurit tuaj, duhet të flasim për flamurin e një vendi tjetër, kjo do t’ju flasë aq shumë sa mendoni se ka probleme reale për banorët shqiptarë në Preshevë dhe Bujanovc”, tha Ana Brnabiç.

Në përgjigje, deputeti shqiptar Kamberi pastaj u shpreh se nuk ka çështje më të rëndësishme sesa identiteti.

“A ka ndonjë çështje më të rëndësishme se identiteti?Ne mund të kemi para dhe punësim, por nëse nuk kemi identitet, gjuhë dhe shkrim… Ky është një flamur që shqiptarët e përdorin që nga viti 1443 dhe është më shumë një flamur kombëtar sesa një flamur shtetëror”, tha Kamberi.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gege Kosova: 27/11/2020 13:18

    Ky eshte Nentori i Trete.Kjo eshte kerkesa e popullit shqiptar te Lugines te cilen e kane shprehur edhe me Referendum popullor para 1999.Kete e pate perkrahur dhe pate propozuar Akademimik Rexhep Qosja, dhe te vetmin ndryshim e kerkonte edhe Hashim Thaci,pa asnje tjeter,as Mitrovice,as Ujmanin e asnje h apesire t jeter, te celen disa subjkete dhe individ andej e kendej Drini,krejtesisht me qellime tendencioze dhe inatqore prmitive,si orkester,duke genjyer e lakuar deri ne keqkuptim,sikur Hashimi kerkonte ndryshim kufijsh,nderrim teritoresh e cka jo tjeter Genjeshtren e perseritur mija here, e bene si 'realitet"dhe Hashimin e shpallen edhe tradhtare e shites trojesh,Ate qe benin vete ia "veshen"Hashimit.KJo eshte politika aktuale shqiptare kendej e andej Drini.

    Përgjigju
  • Iris: 27/11/2020 03:53

    Ne kete rast jam me serbet,pse? Sepse jam e sigurt qe te gjithe ju komentuesa qe po e lavderoni veprimin e tij,do reagonit ndryshe sikur perfaqesuesit e minorancave serbe ne kuvendin e Kosoves,apo ato greke ne kuvendin e Shqiperise te benin te njejtin veprim e te mbanin flamuret e tyre perkrah flamurit tone ne kuvendet respective.Do ishte me mire qe zoteria te mbante ne jaken e xhaketes flamurin shqiptar si patriot dhe ate serb ne shenje respekti te vendit ku ka shtetesine.Kjo nuk do fyente asnje,pervec ekstremisteve,perkundrazi do respektohej nga te moderuarit e te dy aneve.

    Përgjigju
    • Ppsh: 27/11/2020 10:53

      Pse moj iris te drejtat e shqiptareve te lugines jane njelloj me serbet e kosoves apo me greket e shqiperise? Te qenka prish kanari qe i barazpeshoka kta minoranca ne zonat perkatese

    • Avokati: 27/11/2020 10:53

      Iris, analogjia qe ti perdore me minoritetin grek ne shqiperi nuk eshte e drejte. pse do thuash ti? Sepse askush ne shqiperi nuk e mohon minoritetin grek, askush nuk e diskriminon, perndjek, vret apo e ndalon minoritetin grek qe te shfaq identitetin e tij. Perkundrazi ne serbi situata eshte ndryshe, na kane vrare, perndjekur, ckombtarizuar dhe ende sot kerkojne te marrin teritore, duke mohuar kombinn shqiptar dhe identitetin e tij ne trojet autoktone. Ai flamur eshte nje protest kunder ktyre veprimeve te serbis, dhe me aq kultur sa u shfaq me aq kultur dhe u hoq nga deputeti. Te pershendes

    • qiris: 27/11/2020 09:11

      Iris jo vetem ne kete rast por ti mesiguri ke lind serbe nzemer e gjak prandaj mos i ler gjysmake fjalite po nxire tgjithe vrerin qe tka mbush gjoksin si derrase lol.

  • Vlonjati: 26/11/2020 20:33

    RROFSH na nderove.

    Përgjigju
  • Epidam Ylylysi: 26/11/2020 19:47

    Te lumte o Patriot I madh.

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 26/11/2020 18:40

    Ta lumsha bace!

    Përgjigju
  • GENT MERSEPE ÇAFAJ: 26/11/2020 18:20

    O SHAIP KAMBERI JE PERSONALITET HALLALL TË QOFT EMRI SHQIPTAR. UN GENT MERSEPE ÇAFAJ JAM BIZESMEN E JETOI NË LAPRAK E TI ME PAS PROBLEM HAJT MË TAKO SE GJITHÇKA TA PLOTËSOI. TI VETËM PYT KU JAN ATA 3 MOSKETJERËT FATMIRI, GENTI, MANDI DIPLLOMATI NËNËS EMË GJEN MENJËHER O BURR ME KARAKTER. HAJT TUNG.

    Përgjigju
    • JamKushJam: 27/11/2020 04:49

      Gent Mersepe Capaj te bekofte i madhi Zot !!!!

    • Theresa: 26/11/2020 20:28

      O, Gent Mersepe Çafaj... çfar Biznesmeni dhe çfar Patrioti je ti kur nuk din të shkruash Gjuhën Shqiptare o Analfabet malesh. Shko në Malet e Turqisë se në Qytete edhe atje nuk të pranojnë, kur të vij për Pushime kam qejf me të pa Fytyrën.

  • Duartrokitje: 26/11/2020 17:29

    I Madh,hallall qumështi i Nënës!..po sh e drejtë,pa Komb,e Identitet Kombëtar, asgjë nuk ka vlerë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?