Një 35-vjeçar shqiptar rezident jashtë vendit dhe me patentë të huaj u ndalua nga policia pasi eci 126 kilometra mbi shpejtësinë e lejuar në Bypassin Fier-Vlorë me Lamborghinin e tij portokalli ditën e djeshme. Nëse nuk do të ishte me patentë të huaj, por me leje drejtimi shqiptari, 35-vjeçari do të kalonte në komision për të marrë masën administrative, si me gjobë që varion nga 50-150 mijë lekë, ashtu dhe me heqjen e patentës nga 3-6 muaj.
Por shoferi që u kap nga radari TruCam me 236 km/h nga 110 km/h që është e lejuar, u gjobit me 30 mijë lekë të rinj, ndërsa nga testi nuk rezultoi të ishte në gjendje të dehur.
Prej vitit 2019 ndryshimi në ligj propozuar në atë kohë nga deputeti Pjerin Ndreu, i jep të drejtë çdo shoferi me patentë të huaj të paguajë dyfishin e vlerës maksimale të gjobës, për të shmangur komisionin përmes të cilit hiqet leja e drejtimit apo ajo e qarkullimit.
Pagesa e kësaj vlere dyfish më shumë, lihet në dorë të vetë drejtuesit të automjetit, si në rastin e 35-vjeçarit me Lamborgini, i cili ka paguar 30 mijë lekë të rinj duke shmangur heqjen e patentës.
Shume dakort me gjoben.madje pak me shume tja kishin bere keshtu do mendohesh piloti te beje pushime apo te paguaj gjobat sa here ka kemben ne pedale.mbaj mend ne kavaje para 10-15 vjetesh talleshin policet sa do ma benin gjoben(ne te zeze) sepse isha me 93km/h e jo me 90.donin te me hiqnin patenten,nderkohe qe u thoja qe duhet te kap tragetin,edhe nuk isha rrezik per perdorusat e tjere te rruges per 3 km/h me teper se norma.i moren ato leke si perfundim e i futen ne xhep.ne Itali ia bllokojne patenten shqiptareve per tejkalim shpejtesie?
PërgjigjuPo n.q.s ky shoferi I Lamborginit me patente te huaj do te kishte shkaktuar aksident,ndoshta me viktima,ky Pjerin Ndreu e ka llogaritur kur propozoi kete ligj?
PërgjigjuPo atehere pse shiteten makinat me 320 km/h kur nuk lejohen me kete shpejtesi. Te pakten piloti ishte ne Bypassin l, jo si disa brenda ne qytet.
PërgjigjuOk po pse ka paguar gjobe aq pak ju thoni per reziddntet varion gjoba nga 50 mi te rinj deri 150 mi lek te rinjfhe hiqet patenta, kurse ky shqiptari jo rezident paska paguar 30 mi te rinj,pyetja eshte pse aq pak?dakord jam e me policinë qe nuk ja ka heq patenten deri sa jetojnë diku tjtr
PërgjigjuKy ka paguar edhe shumë me shumë, por në xhepat e dikujt tjeter! Ne me këtë pushtet BE -n do ta harrojm edhe për 30 vjet !
ore komunista qe beni lloqe. kur je me lambo nuk mund te ecesh avash. eshte e paimagjinueshme. po ju jeni mesu me ec avash ndaj jeni ktu (dmth ne vend numero)
PërgjigjuKeshtu eshte kur kemi injorant qe bejn dhe votojn ligje ne kuvend,deputet qe nuk shkruajn dot as emrin e tyre, keto jane manekine qe komandohen nga kryetari i partise qe i ka vendos. Ne parlament 95% e deputeteve nuk flasin kurre, vetem ngrejn kartonin kur i thote partia.
PërgjigjuVedimi shume i padrejte.Ligji duhet te jete i babrabarte per te gjithe. Sikur te ishte me patente shqipetare do ti hiqej patenta dhe do te paguante gjobe. Shteti shqipetar nuk mund te sekuestroje ose deklaroje te pavlefshme nje patente te huaj, por mund te ndaloje perdorimin e saj dhe ta konsideroje te pavlefshme ne territorin e Shqiperise.
PërgjigjuShqipëria aspiron BE por nuk është në BE kështuqë nuk mund të marrë një dokument të lëshuar nga një autoritet europian, mundet të gjobisë, mundet të ndalojë edhe me arrest drejtuesin e mjetit nëse ligji shqipëtarë e parashikon por jo të sekuestrojë patentën se paska tejkaluar shpejtësinë. Ju mos i nxirrni nga burgu kur për shkak të shpejtësisë ai tipi vret këmbësorë në trotuarë (jo duke kaluar trafikndarësen në autostradë se këtu nuk ka faj shoferi). Shikoni kualidimet e makinave me targa shqiptare sa të vlefshme janë.....
PërgjigjuPo me shoku por Kroacia dhe sllovenia janë në BE kështuqë munden. Lexoje komentin më me kujdes. Tung
Ik te te kapin me shpejtesi ne Kroaci a Slloveni me patente te nje shteti tjeter dhe ta shohesh ca te bejne ty edhe patentes , do dalesh ne gjyq pas 2 ditesh e inshallah nuk te qellon weekend, gjoba mbi 500 euro dhe bllokim patente nja 6 muaj e lart.
Mjere ne per kete polici qe kemi... Ne Cdo shtet arrestohesh per tentative vrasje me kete shpejtesi, ketu ste hiqet as patenta. Shtet plehre, po kot sa lodhemi se keta kane propaganden e tyre. Del kllouni i bashkise TR neser me ca foto gjobash dhe thote me ne ska numra... Degjenerim ne cdo instance te shtetit
Përgjigju