Kosova & Rajoni

Shqiptari në Greqi u ekzekutua me një plumb në kokë, autori i zuri pritë me motor! Pjesë e një bande që grabiste, e kaluara kriminale e vëllait të tij

19 Gusht, 10:16| Përditesimi: 19 Gusht, 15:41

  • Share

GREQI- Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 47-vjeçarit shqiptar Artur Bashimi alias Turabi në Greqi. Ai është një person jo pak i njohur për autoritete greke, i përfshirë në trafik droge dhe grabitje. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e ekzekutimit mbrëmjen e 18 gushtit në zonën e Agios Panteleimonas.

Autori dyshohet se ka qenë me një motor, i veshur me të zeza dhe mbante në kokë helmetën e motorit. Ai ka lënë mjetin, i është afruar 47-vjeçarit shqiptar dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë, më pas është larguar nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë gjurmë.

Artur Bashimi rezulton i arrestuar në shkurt 2022 si pjesë e një grupi kriminal që kryente vjedhje në mjetet e transportit publik. Ai është arrestuar sërish më pas në prill 2024, po si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje në Greqi.

Ndërkohë, media greke “Skai” shkruan se Artur Bashimi rezulton të jetë vëllai i 38-vjecarit Marsel Bashimi alias Marsel Shkurtaj alias Marsel Gozhita, person me precedentë të rëndë penalë në Greqi e Shqipëri. Marsel Bashimi në korrik 2022 u arrestua bashkë me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, si autorë të një ngjarjeje të rëndë me përdorim armësh në Greqi. Jambelli e Leci akuzohen në Shqipëri si autorë të vrasjes së Komisar Artan Cukut.

Historia kriminale në Shqipëri e Greqi e Marsel Bashimit

Në Shqipëri:

Nëntor 2014 – u arrestua për grabitjen me dhunë të një 20-vjeçareje në Lazarat, nga e cila, nën kërcënimin e thikës, i mori telefonin celular.

Në Greqi:

14.06.2007 – u arrestua nga Seksioni i 2-të i Policisë Kufitare të Filatit për shkelje të ligjit 3386/05 “Për të huajt”

16.07.2009 – u arrestua nga Seksioni i Krimeve Ekonomike të Sigurisë së Athinës, së bashku me 9 persona të tjerë, i akuzuar për “vjedhje të fshehtë dhe grabitje me bashkëpunim, pjesëmarrje në organizatë kriminale, posedim lëndësh narkotike me qëllim shpërndarjen dhe shkelje të ligjit për të huajt”.

26.08.2013 – u arrestua nga Seksioni i Sigurisë së Trikallës me qëllim dëbimin, pasi u vlerësua i rrezikshëm për rendin publik dhe nuk kishte dokumente të ligjshme qëndrimi.

04.08.2019 – u ngrit kallëzim penal nga Komisariati i Agios Panteleimon për “falsifikim dokumenti identiteti”, pasi paraqiti një dokument me origjinë të dyshimtë. Më 11.08.2019 u arrestua për shkelje të ligjit “Për armët”, pasi iu gjetën një pistoletë dhe një thikë palosëse.

27.08.2021 – u procedua nga Komisariati i Agios Panteleimon për shkelje të ligjit “Për armët”, pasi hodhi një thikë palosëse në një kazan mbeturinash në rrugën Mihail Voda.

21.01.2022 – u procedua sërish për shkelje të ligjit “Për armët”, pasi iu gjet një thikë në posedim.

10.02.2022 – u procedua nga Drejtoria e Sigurisë së Athinës për “tentativë vrasjeje me armë” dhe “dhunë ndaj funksionarëve të drejtësisë dhe personave të tjerë”, pasi pas një konflikti plagosi dikë me thikë dhe sulmoi policët për të shmangur arrestimin.

11.02.2022 – emri i tij u përfshi në një dosje për organizatë kriminale me 41 anëtarë (30 prej të cilëve u arrestuan), “të cilët kryenin çdo ditë vjedhje portofolash dhe celularësh në stacione metroje dhe në linja autobusi”.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • UPS: 19/08/2025 11:06

    Nje me pak. me kom te mbare ishalla. Keto lloj tipash nuk I duhen njeriu. Keta jan llumi I Shoqeris Shqiptarja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?