Viktima Vanessa Ballan dhe autori Bujar Fandaj

E goditi shtatë herë me thikë, shqiptari nga Kosova në kërkim për vrasjen e gruas shtatzënë në Itali! Viktima e kishte denoncuar për përndjekje (Emrat-Foto)

19 Dhjetor 2023, 21:34| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 23:08

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Trevisos në Itali ku një shqiptar nga Kosova ka goditur me thikë për vdekje 27-vjeçaren Vanessa Ballan, në hyrje të shtëpisë së saj.

Mediet italiane raportojnë se i dyshuari kryesor është 41-vjeçari i identifikuar si Bujar Fandaj me banim në Altivole. 

La Repubblica ka publikuar edhe foton e autorit të dyshuar, ndërsa shkruan se e ka goditur gruan shtatzënë shtatë herë me thikë.

26-vjeçarja që u gjet e vrarë në derën e shtëpisë së saj në fshatin Spineda di Riese Pio X, ishte disa muajshe shtatzënë dhe priste fëmijën e dytë.

Vrasja ka ndodhur në hyrje të shtëpisë së viktimës, teksa raportohet se ajo e kishte denoncuar më parë autorin për përndjekje.  Pas vrasjes shqiptari u arratis dhe ende nuk është kapur.

Ora 22:54
Akuzohet se vrau me thikë një 26-vjeçare shtatzënë, mediet italiane publikojnë foton e shqiptarit nga Kosova

1703023018_kkkkkkk.JPG

Viktima Vanessa Ballan dhe autori Bujar Fandaj

La Repubblica ka publikuar foton e shqiptarit nga Kosova Bujar Fandaj i cili akuzohet se ka kryer krimin makabër në Treviso të Italisë, duke vrarë 26-vjeçaren Vanessa Ballan, e cila ishte dhe shtatzënë.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • emigrante: 20/12/2023 21:20

    ju thafte zemra e dora po se po ,keto lloj kafsherish

    Përgjigju
  • Oh sa mir me ken kosovar: 20/12/2023 06:33

    Keta kok katroret po na marin ne qaf kudo qe shkojm. Kemi turp te themi shtetesine ton se na nxin faqen keta bastarde

    Përgjigju
    • Leo: 21/12/2023 13:30

      Pse moj te keqen paske te turp te thuash shtetesine nese per vete jeton me nder,apo nuk i shikon vrasjet e krimet ne shtetet tjera ti

  • emigranti: 19/12/2023 21:51

    nje tjeter fondamentalist kosovar ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?