Adrian Suka

Shqiptari që mban Flakën Olimpike në Paris! Njihuni me Adrian Sukën, ish-futbollistin e Kombëtares kuqezi

19 Korrik, 12:08| Përditesimi: 19 Korrik, 12:10

  • Share

Për herë të parë një shqiptar do mbajë për 200 metra Flakën Olimpike në Paris. Këtë të premte, kur jemi një javë larg nga nisja e Lojërave Olimpike, shqiptari Adrian Suka është një nga të përzgjedhurit (mes mijëra aplikantëve) që do mbajë flakën e ndezur në Olimp.

Suka është një ish-futbollist i Dinamos dhe i kombëtares së Shqipërisë në fund të viteve ’80 dhe më pas i ekipit të Laval-it dhe ish-trajner i Entente Sannois St-Gratien në Francë, i cili është përzgjedhur ndër mbajtësit e Flakës së Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike Paris 2024.

Sot drejtor për Sportin dhe Rininë në qytetin e Saint-Gratien dhe trajner i Val d’Oise, Adriani është gjithashtu i angazhuar prej shumë vitesh në mbështetje të fëmijëve me sëmundje të rënda.

Ish-futbollisti shqiptar do të mbajë Flakën Olimpike gjatë kalimit së saj në Val-d'Oise më 19 korrik. Kujtojmë se Lojërat Olimpike të Parisit zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht 2024.

Përfaqësimi i Shqipërisë në Paris 2024

Shqipëria do të përfaqësohet me 8 sportistë në Lojërat Olimpike. Katër janë sportistë të kualifikuar, atletja Luiza Gega që do të garojë në 3000 m me pengesa, mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65 kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74 kg).

Ndërkohë që 4 sportistë të tjerë e kanë siguruar pjesëmarrjen me ftesa. Ato janë Franko Burraj në atletikë 100 m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25 m pistol dhe 10 m air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200 m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100 m stil i lirë.

Adrian Suka

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Durrsak lale: 19/07/2024 13:19

    Ka qene futbollist I lokomotives se Durresit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?