Kreu i bashkisë së Livornos, Filippo Nogarin dhe shqiptari Nertil Qato

Tirana

Shqiptari që tani njihet si hero, gjesti i tij ka prekur italianët, ja premtimi që ka marrë

3 Korrik 2018, 00:16| Përditesimi: 3 Korrik 2018, 00:19

  • Share

Personi qe shihni ne foton me poshte eshte nje shqiptar qe jeton ne Itali dhe tani ai po konsiderohet atje si hero, pasi i ka shpëtuar jetën një nëne bashkë me vajzën e saj të mitur, ne kohen qe banesa e tyre ishte përfshirë nga flakët.

Shqiptari Nertil Qato, sic shkruajne mediat italiane, u zgjua nga gjumi teksa degjoi thirrjeve për ndihmë qe vinin nga banesa ku kishte rënë në zjarr në katin e parë të një ndërtese. Ai mori shkallën që ndodhej në pjesën e pasme të furgonit të tij dhe u ngjit në banesë, ku shpëtoi fillimisht vajzën 14-vjecare dhe më pas nënën e saj.

“Dëgjova një shpërthim dhe dola jashtë. Pashë banesën që ishte shembur pjesërisht, flakë dhe tym të zi. Dëgjova një thirrje për ndihmë dhe nxitova. Vendosa shkallën dhe u ngjita në katin e dytë. Aty nuk dukej gjë për shkak të tymit të zi. Por dëgjova zërin e një vajze, e mora në krahë dhe e zbrita poshtë. Më pas edhe nënën e saj.”- ka treguar shqiptari.

Kreu i bashkisë së Livornos, Filippo Nogarin i ka dorëzuar një çmim special shqiptarit dhe i ka premtuar përshpejtim të procedurave për t’u pajisur me leje qëndrimi, madje duke i hapur edhe rrugen për të marrë shtetësinë italiane.

“Nertili ndodhet këtu prej 6 vitesh. Është njeri punëtor dhe ende nuk ka nënshtetësinë sepse ligjet parashikojnë se duhet të ketë të paktën 10 vite leje qëndrimi. Më kujtohet veprimi i presidenti francez që vendoi t’i japë shtetësinë një qytetari nga Mali, pasi shpëtoi një fëmijë. Do doja dhe unë të bëja diçka të ngjashme”- ka thënë kreu i bashkisë së Napolit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?