Kronikë

Shqiptari rizgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Waterbury-t në SHBA

6 Nëntor 2019, 16:10| Përditesimi: 6 Nëntor 2019, 16:13

  • Share

Shqiptari Jetlir Kulla ia ka arritur që të rizgjidhet për herë të dytë anëtar i Këshillit bashkiak të distriktit të katërt të Waterbury-t.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kulla me anë të një statusi në rrjetet sociale ku shkruan: ‘’Faleminderit të gjitha që votuam për mua sot! Është një nder të rizgjidhem si anëtar i Këshillit të distriktit të katërt. U jam shumë mirënjohës secilit për mbështetjen e dhënë, sidomos familjes sime, miqve dhe të gjithë atyre që ndihmuan në këtë garë. Le ta çojmë përpara Waterbury-n.’’, shkruan Kulla nga profili i tij në ‘’Facebook’’.

32-vjeçari nga Elbasani emigroi nga Shqipëria drejt SHBA në vitin 1998, ka bërë një përparim të madh për vete dhe për komunitetin shqiptarë që jeton në SHBA. Ai ishte vetëm 11 vjeç kur mbërriti në SHBA. Kulla shprehet  se kërkon të shohë rajonin ku jeton Waterbury të transformuar në një qytet të suksesshëm.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?