Ministria e Jashtme ka reaguar pas ngjarjes në Selanik, ku një emigrant shqiptar ka tentuar të hidhet nga kati i 12-të i një pallati.
Konsullata e Përgjithshme e Selanikut ka takuar vetë emigrantin, i cili ndodhet në Rajonin e Policisë së qytetit.
Po ashtu, ata kanë takuar edhe vajzën e emigrantit dhe po ndjekin situatën për të gjetur një zgjidhje për shqiptarin.
"Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik sapo mori dijeni për ngjarjen e ndodhur gjatë pasdites së sotme të një shtetasi shqiptar me banim në Lagkada, i cili ka tentuar t’i japë fund jetës së tij për motive personale, është vënë në kontakt menjëherë me drejtuesit e Rajonit Qendror të Policisë në Selanik si dhe është takuar tanimë edhe me vetë shtetasin, i cili ndodhet aktualisht në këtë rajon.
Konsullata është lidhur menjëherë edhe me familjarët e shtetasit dhe aktualisht, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Selanik është në takim me vajzën e shtetasit duke ndjekur situatën në vijimësi për të gjetur mundësinë e zgjidhjes sa më parë, në ndihmë të shtetasit shqiptar", shkruan Ministria e Jashtme në reagimin zyrtar.