42 mijë paundët e sekuestruara në Rinas

Erdhi nga Londra me valixhen me paratë të padeklaruara, shqiptarit i sekuestrohen 42 mijë paund në Rinas

4 Gusht 2020, 11:09| Përditesimi: 4 Gusht 2020, 11:41

  • Share

Policia kufitare në Rinas ka sekuestruar 42 mijë paund të padeklaruara, të cilat ndodheshin në valixhen e një shtetasi shqiptar. Paratë po tentonin të hynin nga Londra në Shqipëri, por u kapën nga policia gjatë kontrollit në aeroport.

Gjatë kontrollit të pasagjerëve të linjës ajrore Ëizz Air me intenerar Luton - Rinas, konstatuan se shtetasi me inicialet B.K. në valixhe kishte të padeklaruara një sasi prej 42.000 paund, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • emigranti: 04/08/2020 11:55

    Po pse dergoni para ne shqiperi ? A nuk e shikoni qe ju grabisin sapo te veni kemben ne ate vend.

    Përgjigju
  • A. N.: 04/08/2020 11:37

    Nuk e kuptoj pse nuk presin amnistine qe ti deklarojne pa pasur telashe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?