Zvicër- Një grup i vogël i trafikut të kokainës në Zvicër është çmontuar nga policia e Bellizonës.
Tre arrestime janë kryer nga oficerët për shkelje të ligjit federal për narkotikët. Policia kantonale dhe Zyra e Prokurorit Publik njoftuan arrestimet dje (14 gusht).
Të dyshuarit janë një 36-vjeçar dhe një 25-vjeçar, të dy zviceranë dhe banues në zonën e Bellinzonës, si dhe një grua 33-vjeçare shqiptare, që ishte ilegalisht në Zvicër dhe në mbrojtjen e dy të parëve.
Të tre, të arrestuar në një apartament në Bellinzona, dyshohen për përfshirje në trafikimin e kokainës për klientët vendas, informon media.
Operacioni, sipas një deklarate, u iniciua si pjesë e një hetimi të kryer në bashkëpunim me shërbimet komunale kundër drogës të Bellinzonës, i cili tashmë ka çuar në tre arrestime në muajt e fundit. 33-vjeçari dhe 25-vjeçari përballen gjithashtu me akuza për shkelje të ligjit për të huajt.
Komente
