Shqiptarja që jeton në Izrael Jeta Gani, tha se situata në Izrael është vërë e vështirë pas sulmeve të fundit nga Irani.
Ajo theksoi se spitalet dhe supermarketet vazhdojnë të qëndrojnë të hapura, ndërsa shkollat dhe institucionet e tjera janë të gjitha të mbyllura.
‘Po kanë filluar sot pasdite dhe kishim njoftim që të ishim afër dhomave të strehimit. Ndërsa në veri të vendit ka pasur dy herë. Spitalet janë të hapura dhe funksionojnë dhe supermarketet, ndërsa shkollat dhe institucionet e tjera janë të mbyllura. Është një nga gjendjet më të vështira që kemi kaluar në 20 vitet e fundit. Kemi kaluar shumë luftra dhe bërryli kryesor ka qenë Irani’, tha ajo.
Ajo tha se qëllimi i Izraelit është që të mbrojë popullin e tij.
‘Qëllimi i luftës së Izraelit është që të mbrojë popullin e tij. Në Izrael populli qëndron këtu sepse jemi të siguruar nga ana e raketa dhe ne kemi një pjesë të madhe të Izraelit që janë jashtë vendit dhe duan që të kthehen këtu, sepse është vendi më i sigurt. Kjo luftë ndryshon nga të tjerat sepse kemi të bëjmë me një shtet të fuqishëm si është Irani, po ne gjithë kohës kemi qenë në luftë. Nuk kemi pasur qetësi asnjëherë dhe asnjëri s’na ka mbrojtur. Ne jemi mësuar me lufta dhe dimë si ti përballojmë’, tha ajo.
Një koment e pati edhe për qëndrimin e Shqipërisë në këtë konflikt.
‘Unë di që Shqipëria gjithmonë na mbështet dhe di që është pro Izraelit’, tha ajo.
Lajmi kryesor:
Sulmet Izrael-Iran/ Krisafi: Do mbyllen në pak ditë, Teherani të vetmen fuqi ka raketat balistike! Nesho: Sponsorizues i terrorizmit! Laçi: Lufta sapo ka nisur
S.B/SI.E./ReportTv.al
