Shqiptarja që jeton në Honolulu rrëfen historinë e veçantë të dashurisë me djalin argjentinas: Ai e pëlqen shumë vendin tonë...

13 Dhjetor 2022, 14:50| Përditesimi: 13 Dhjetor 2022, 15:39

  • Share

Aurora Shele është vajza shqiptare e cila prej vitesh tashmë jeton në Honolulu në Hawai. Ajo është e martuar me një djalë nga Argjentina dhe pas vitesh në Paris më pas në Korenë e Jugut u shpërngulën në Honolulu. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” tregoi më tepër për historinë e saj të veçantë të dashurisë.

“Unë jetoja në Paris ndërsa Aleksi është nga Haëai por me prindër Amerikan dhe Argjentinas por jemi njohur në Korenë e Jugut, sepse të dy punonim në të njëjtin universitet. Unë isha studente për një semestër shkëmbimi nga Franca ndërsa Aleksi punoi tre vjet si kërkues shkencor tre vjet në univeristetin atje. Dhe ishim pjesë e të njëjtave aktiviteteve.Ne jemi njohur para 10 vitesh, të martuar kemi një vit" rrëfeu ajo.

Aurora tregoi se bashkëshorti i saj e pëlen shumë shqipërinë dhe mendojnë që në një të ardhmme të shpërngulen këtu.

“Atij i pëlqen shumë Shqipëria, më thotë shpesh që të shpërngulemi në Shqipëri dhe jemi duke e menduar. Unë kam 12 vite që jam larguar. Unë merrem me hipnoterapi dhe shumicën e punës e bëj online dhe prandaj shumicën e punës e kam online dhe klientët i kam ose nga Franca ose nga Amerika dhe nga Shqipëria. Prandaj mundësia e shpërnguljes është reale duke qenë se punën online mund ta bëj kudo” tha ajo.

Aurora punon si hipnoterapiste, ndërsa shpjegoi edhe kurimin që vjen përmes kësaj metode.

Hipnoza që realizojë unë është për qëllime terapeutike që do të thotë një person vjen tek unë nëse ka pyetje për jetën e tij, nëse ka ankthe, fobi, mund të jenë shëndetësore ose mendore dhe ne punojmë me besimet. Sepse hipnoza nuk është gjë tjetër vetëm se një gjendje relaksi shumë e thellë që ne të mundemi të aksesojmë ato mendime, ato gjëra që mund të kenë ndodhur në jetën tënde që që na çojnë deri në pikën ku jemi sot" tregoi më tepër Aurora. 

 Ndër të tjera, ajo është mjaft e apasionuar pas letrave Taro dhe leximit të tyre.

Unë nisem nga fakti që çdo gjë është energji dhe që  çdo gjë është besim dhe nëse ti beson tek diçka realizohet. nëse nuk beson nuk realizohet. Ashtu si hipnoza dhe letrat Taro, janë çështje besimi. Ideja është që nëse kemi një besim i cili nuk funksion më për ne, të shkojmë ta gjejmë dhe ta ndryshojmë në dicka që funksionin për jetën tonë.

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?