Adelina Sejdini

Bota

Shqiptarja që shkatërroi organizatën e prostitucionit në Itali i jep fund jetës në mënyrë tragjike, hidhet nga ura

8 Nëntor 2021, 20:57| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 16:08

  • Share

47-vjeçarja shqiptare Adelina Sejdini, e cila bashkëpunoi me policinë italiane për të shkatërruar një grup mafioz që shfrytëzonte vajzat për prostitucion, është vetëvrarë, duke u hedhur nga ura. Gruaja, që më parë është shfrytëzuar si punonjëse seksi, denoncoi tutorët e saj në vitin 1996, kur ajo ishte vetëm 22 vjeçe.

Disa herë ajo kishte kërkuar që të mund të merrte nënshtetësinë italiane! Mediat italiane shkruajnë se të shtunën e kaluar ajo u vetëvra duke u hedhur nga një mbikalim hekurudhor. Kështu vdiq Adelina Sejdini, një ish-prostitutë e lindur në Durrës, e cila pati guximin të denonconte shfrytëzuesit e saj.

Falë denoncimit të saj, 40 persona u arrestuan dhe 80 të tjerë u raportuan, të gjithë i përkisnin mafies shqiptare që kontrollonte shfrytëzimin e prostitucionit në të gjithë Italinë.

E ftuar në mediat italiane më 3 nëntor ajo ka thënë: ‘Nëse kthehem në Shqipëri jam një grua e vdekur, kam frikë se mos më vrasin ata që kam denoncuar dhe janë arrestuar’.

Sejdini, 47 vjeçe, jetonte në Pavia dhe ishte e sëmurë me kancer, ndërkohë që shpesh herë ishte shtruar në spitalin San Matteo.

Pasi u arratis nga shfrytëzuesit e saj, ajo denoncoi organizatën dhe në vitet në vijim ajo punoi gjithashtu përkrah ‘City Angels’, për të ndihmuar vajzat e reja viktima të rrjetit të prostitucionit për t'u çliruar nga ajo skllavëri.

Ajo nuk donte më shtetësinë shqiptare, dhe nuk dëshironte të kthehej në vendin që la në vitin 1996, kur mbërriti në Itali në moshën 22-vjeçare. Ajo kërkonte me ngulm nënshtetësinë italiane.

Për të protestuar kundër burokracisë, në fund të tetorit ajo kishte vendosur të shkonte në Romë, pavarësisht shëndetit të dobët, me shpresën se do të mund të takohej me Presidentin e Republikës Sergio Mattarella ose të paktën disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.

Më pas më 28 tetor ajo i vuri flakën vetes! Por gruaja shqiptare u shpëtua nga mjekët e urgjencës e më pas u transportua në spitalin Santo Spirito me djegie të rënda.

Gruaja tha: 'Kam aplikuar për një banesë publike, por dokumentet nuk përputhen më. Dhe nuk mund ta pranoj nënshtetësinë shqiptare, që nga momenti që më kanë shkruar kam makthe. Më mirë të vrisja veten'.

Ajo duhet të kthehej në Pavia, por vendosi të qëndronte në Romë. Por Adelina Sejdini nga Roma për në Pavia nuk u kthye më.... dhe të shtunën e kaluar u hodh nga një mbikalim hekurudhor.

Adelina Sejdini

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • geni: 26/12/2021 00:12

    Labi ..Nje pyetje do te kisha per je ..po' sikur te Ishte motra Juan a do te komentonit keshtu??

    Përgjigju
  • geni: 25/12/2021 23:59

    Nga comentet QE lexoj me ben shume pershtypje labi ...Ju ben nje pyetje..Si do te reagonit po' sikur te ish motra Juan ...??

    Përgjigju
  • Per non dimenticare Adelina (Alma Sejdini): 25/12/2021 23:41

    Seguite la vera storia di Adelina e di tutte le ingiustizie che ha subito https://www.facebook.com/pages/?category=your_pages&ref=bookmarks

    Përgjigju
  • Klaudio: 14/11/2021 15:09

    Me falni po ky perkthimi eshte gjynah

    Përgjigju
  • Labi: 10/11/2021 18:31

    Pooo pooo na mbushi mendjen.. Dmth paska denancuar tutoret dhe paskan arrestuar 40 veta edhe denancuar 80 te tjere..dmth 120 veta paskan pritur nga vëra e ksaj te hanin buke..e te ushqeheshin ore jwni mir o njerz.. Ja kan mbush mendjen dmth kur ka qen ne pune(m'budhe..)ka zen dashnor ndonje carabiniero ose polic edhe ja kan mbush mendjen qe te fusi njerz te pafajshem ne burg se dava shqiptaresh popull pa zot e ska kush ti mbroje.. Dhe kaq !!!e paska par perendia ...po te pakten ta kish ber pa futur ne burg njerz pa lidhje..qenka kujtuar von..

    Përgjigju
  • Makiwa71: 09/11/2021 17:21

    Asht e vertet ,ne akuzojmë Shqiperinë per burokraci,po ne Itali per disa hallka janë shumë ma te degjeneruar se ne.

    Përgjigju
  • GOLI: 09/11/2021 15:33

    E NDJERA ESHTE FUTUR NE RJET KU DALJE SKA.....ÇESHTJEN ME TRAGJEKE E BEN NDERHYRJA E TE NDJERES PER TE SHPERBERE RJETIN.....NE RASTE TE TILLA ÇESHTJA TEK RJETET ESHTE- NE RASTE SE SJA DEL TE JA HEDHISH URES TE NDIHMON RJETI........TRAGJIKE,PERENDIMI NA I MORI NE QAFE ÇUPAT.

    Përgjigju
  • Anna: 09/11/2021 11:25

    Me vjen keq per fatin tend te zi .pushofsh ne paqe

    Përgjigju
  • Delinquenti: 09/11/2021 09:38

    Burokracia, dhe nënvlerësimi I problemit çoi në xhestin ekstrem të zonjës dhe në qahena për korrupsion në Shqipëri dhe me e bukura është se duam të imitojmë dhe kopjojme nga Italia. Ka shumë vende në EUROPE për të kopjuar por jo nga Italia R. I. P. ???? ????

    Përgjigju
  • Iris: 09/11/2021 03:30

    R.I.P.shqiptare guximtare!

    Përgjigju
  • Serxho: 08/11/2021 22:38

    U djegshin ne ferr ata plehrat qe e shfrytëzuan për atë punë të fëlliqur edhe ata mbeturinat e Italisë që nuk e përkrahën

    Përgjigju
    • geni: 25/12/2021 23:53

      E shkreta femer sue kishin katandisur

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?