Opozita ka zhvilluar sot protestën e radhës, para bashkisë së Tiranës e cila zgjati më pak se një orë, ndërsa një numër i pakët qytetarësh u mblodhën para bashkisë në këtë mes gushti.
Shqiptarja.com sjellë pamjet me dron nga protesta e opozitës, ku edhe këtë herë militantët kanë braktisur ndjeshëm opozitën e drejtuar nga Sali Berisha.
Siç shihet nga pamjet të pranishëm në protestë nuk janë as 30 veta, duke e tkurrur çdo herë e më shumë pjesëmarrjen e qytetarëve në mbështetje të PD-së.
Në protestën para Bashkisë u pa se ishin më shumë policë, sesa militantë, madje edhe ato pak militantë që ndodhen zgjedhin të qëndrojnë poshtë hijes së pemëve për shkak të temperaturave të larta të gushtit.
Si mundet sot qe nderohet dhe festohet festa e orthodoxeve 15 Gushti opozitaret e non grades Berisha dhe partia e Like hajdutit organizuan prap kacaket e rrugevene protest per para bashkis???? Nuk ju ka ngelur as nje fije respekti per popullin shqiptar te mrekullushem qe jeton ne harmoni te plote me te gjitha besimet fetare!Keta te ashtuquajtur " politikan" jane faqja me e zeze e historis shqipare!
Përgjigju