Shqiptarja.com zbardh dosjen e antimafias në Fierence/ Kledjon Muçollari 'kapoja' i grupit që trafikonte kokainë nga Holanda në Itali

5 Shkurt, 16:44| Përditesimi: 6 Shkurt, 01:08

  • Share

1707148300_kara.JPG

Shqiptarja.com zbardh dhe rolet e disa prej shqiptarëve të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Muratori’ në Itali ndërmarrë pas hetimeve të drejtorisë së antimafias italiane në Firence në bashkëpunim dhe me SPAK, Eurojust e Europol

Njëri grup, siguronte kokainën në Holandë ndërsa hashashin dhe marijuanën në Spanjë dhe Shqipëri për ta shitur në tregun italian. Grupi, sipas dosjes, drejtohej nga Kledjon Muçollari ndërsa bashkëpunëtori i tij i ngushtë ishte Ervis Vangjeli. Në dosjen e antimafias thuhet se ky grup aktivitetin e tyre kriminal e kanë kryer në Firence nga dhjetori 2019 deri në nëntor 2021.

Grupi përbëhej nga Kledjon Mucollari, Elvis Vangjeli, Kristian Ibrahimaj, Alban Mahilaj, Klaudia Sulejmani, Ganna Chaplygina, Besmir Selamaj, Altin Ymeraj, Mark Lisi, Ani Kuci, Klisman Cepele dhe Melei Yasmine e de mel.

Kledjon Muçollari akuzohet si organizatori koordinator dhe drejtuesi. Ai merrej me sigurimin e kokainës në Holandë, hashashit dhe marijuanës në Spanjë dhe Shqipëri, duke mbajtur kontakte me furnizuesit e këtyre drogave dhe importimin e mëpasshëm në Itali, duke marrë pjesë gjithashtu në rishitjen e mëvonshme në Itali 

Ervis Vangjeli  akuzohet se ishte bashkëpunëtori përgjegjës për mbajtjen e kontakteve me klientët e kokainës në territorin italian, dhe ndiqte direktivat e Kledjon Muçollarit dhe duke kryer drejtpërdrejt dërgesat dhe transportin e mallrave.

Kristian Ibrahimaj akuzohet se ishte korrier i lëndës narkotike që vepron si stafetë gjatë transportit të drogës tek klientët për sëqatën kriminale.

Alban Mahilaj akuzohet për transport të ngarkesave me marijuanë për llogari të organizatës kriminale deri në momentin kur dhe është arrestuar më 5 shkurt 2020

Klaudia Sulejmani ishte e dashura e Kledjon Muçollarit dhe kishte detyrë të ruante lekët e trafikut të drogës dhe të vinte në dispozicion autoveturën e saj Toyota Yaris për Kledjon  Muçollari për nevojat e grupit krimimal.

Besmir Selamaj vinte në dispozicion garazhin ku ruhej lënda narkotike edhe të tjerët siguronin vendet për të ruajtur lëndën narkotike.

Altin Ymeraj, Mark Lisi dhe Ani Kuçi dhe Klisman Çepeli ruanin lëndën narkotike nëpër banesat e tyre, ndërsa Melei Yasmine e de mel e ruante tek garazhi i gjyshes së vet.

Dosja u sigurua nga gazetarja Keti Banushi. 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Operacion ndërkombëtar antidrogë në disa shtete, mes të arrestuarve 65 shqiptarë! Në Shqipëri sekuestrohen 5 mln euro pasuri (EMRAT)


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?