Media e ka për mision dhe detyrë të shpëndajë edhe shembujt e mirë, me shpresën që të tjerë do të kopjojnë e do ta shumëfishojnë këtë veprim të mirë. Aktivistja Brizida Gjikondi bëri thirrje për të pastruar një vend shumë të ndotur në Linzë, mbi Tiranë dhe 8 bashkëqytetarë iu përgjigjën duke vepruar konkretisht e duke e pastruar pa shumë fjalë. Ja rezultati dhe falenderimi për të gjithë!
Shkruan Brizida Gjikondi:
"Pastrojmë shtëpinë tonë !
Sot pastruam Prroin e Metlikëve ose të Linzës, prrua që derdhet në lumin e Tiranes dhe tek Shkallet e Tujanit.
Ishte nje tmerr ..
Në zemer te pikes me turistike qe ka Tirana- Malin e Dajtit ishte nje panorame qe deshperon çdo optimist.
Eshte emergjente pajisja me kosha plehrash ne cdo grup banesash qofte dhe neper portat e banesave, ku si ne Korçen tone ose Greqi, Maqedoni, Itali e kudo Bashkia kalon me nje kalendar te caktuar dhe mbledh mbeturinat e cdo banese.
Sot nje falenderim special i shkon dy punonjesve model, modeste e super punetore te Bashkise- Lavdies dhe Pëllumbit si dhe MEGATEK qe ofroi thasë, doreza, maska.
Shqiperia shtepia jone nuk pastrohet me nje aksion vullnetar sporadik, ajo ne rradhe te pare nuk duhet bere pis, shqiptaret qe femije duhet te mesohen ne shkolla e kudo me higjenen dhe vullnetarizmin.. Bashkite dhe shteti duhet te administrojne realisht territorin me vepra jo me fjale..
Zoti na ka dhuruar Diell e bukuri pa hesap.. ne duhet t'i meritojmë".
Majlinda Hoxha
Andi Rrugia
Fation Plaku
Lavdosh Ferruni
Gjergji Caca
Ermal Hoxha
Amarildo Merizaj
Eriola Kurti
Brizida Gjikondi