Shqipëria me sytë nga Kina, në pritje të përgjigjes për të marrë respiratorë dhe maska

27 Mars 2020, 10:17| Përditesimi: 27 Mars 2020, 10:32

  • Share

TIRANË  - Shqipëria është në pritje të përgjigjes së Pekinit zyrtar për marrjen e ndihmave mjekësore për të përballuar situatën me COVID-19. Report Tv mëson se Shqipëria i ka dorëzuar kërkesën për ndihmë Kinës, dhe se ambasada kineze në vendin tonë ia ka përcjellë Pekinit zyrtar. "Presim sa më parë përgjigjen", - thanë burime nga ambasada kineze në Shqipëri.

Të njëjtat burime sqaruan se Shqipëria ka kërkuar ndihma me materiale mjekësore, respiratorë dhe maska. Ambasadori Zhou Ding po ndjek komunikimet me Pekinin zyrtar për të ndihmuar edhe Shqipërinë.

Ndërkohë vetëm një ditë më parë, Republika Çeke është ndihmuar nga Kina me respiratorë dhe maska. Transporti është bërë me avionët cargo të NATO-s.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?