'Shqipëria turistike'/ Report Tv udhëtim në oazin natyror Ujëvara e Shëngjergjit, pushuesit mrekullohen nga natyra piktoreske

14 Gusht 2023, 15:31| Përditesimi: 14 Gusht 2023, 15:38

  • Share

“Vetëm 1 orë larg Tiranës gjendet Shëngjergji padyshim një nga vendet më të bukura të Malësisë së Tiranës. Pasi kemi përshkruar 22 km rrugë, e cila ishte e asfaltuar, tani do të shkojmë në Ujvarën e Shëngjergjit, për të cilën duhet të bëjmë disa minuta rrugë në këmbë, por më besoni pamja që do të shihni është e mrekullueshme. Kështu që, ejani.

Rruga për të shkuar tek Ujëvara është një eksperiencë e veçantë. Zhurma e lumit të Erzenit është bashkudhëtari ynë deri tek pikëmbërritja jonë.

“Rruga është pak e mundimshme, po më besoni që ia vlen pasi është freskët . Rrugës mund të gjeni dhe sinjalistikën e nevojshme për të mbërritur te ujëvara . Janë pikërisht këto pikat orientuese këtu të shënjuara me ngjyrë të bardhë dhe të kuqe që të dërgojnë tek distinacioni.

Natyra e zonës ofron gjelbërimin e kudondodhur, ajrin e pastër, freskinë dhe ndjesinë e qetësisë larg qytetit.

Rrugës takojmë disa turistë nga Arabia Saudite. Waleed Ibrahem nuk nguroi të tregonte për ne përshtypjet e para.

“Jam nga Arabia Saudite . Kjo është hera e dytë që vij në Shqipëri për mua. Kam qenë këtu në Tiranë 3 herë dhe në këtë vend është hera e parë për mua.

Dje kur ishim në restorant , atje kishte njerëz shumë të sjellshëm dhe ne i pyetëm ata se çfarë mund të shikonim këtu dhe çfarë vendesh mund të vizitojmë dhe ata na rekomanduan ujëvarën .

Ne jemi këtu me pushime. Kemi dy javë në Shqipëri dhe nesër do të shkojmë të vizitojmë Shkodrën dhe Kosovën .”- tha Waleed Ibrahem nga Arabia Saudite.

Ujëvara deri para pak kohës ka qenë një vend ‘sekret’ e I pazbuluar nga turistët vetëm nga vendasit ndërsa tashmë është kthyer në destinacionin më të pëlqyer.

“Fantastike! Është pamje unike, e mrekullueshme . Këtu jemi tek ujëvara e Shëngjergjit. Bukuria dhe Freskia gërshetohen së bashku më së miri këtu.”

“Është e bukur. Absolutisht e mrekullueshme. Pamje speciale. Është e mahnitshme. E kam parë në Tik tok , në internet.”- tha ai.

Në Shqipëri dy ditë dhe kam shkuar në Tiranë dhe kam shpenzuar një ditë atje dhe më pas do të lëviz me makinë .Ky është vendi më impresionues e shumë mundësi që kam vizituar në Tiranë. Është i mrekullueshëm.”- vijoi një udhëtar

“Perfekt. Dhe në Angli ka vende piktoreske , por jo si këto.”- tha një tjetër

“Jam këtu me familjen time, me motrën dhe shokët.”- u shpreh pushuesi Vicente Herrero.

“Më duket vendi më i bukur që kam parë këtu në Shqipëri. Është një ujëvarë impresionuese. Ka dal një ditë e mrekullueshmja kjo e sotmja, shumë e freskët, në krahasim me vendet që kam parë kohët e fundit jam falenderues.”- tha një tjetër

Kam ardhur këtu me familjen. Nusja ime është nga Shqipëria dhe e vërteta është se nuk është hera e parë që vijmë dhe më ka impresionuar shumë, natyra malet dhe bukuria që kanë. “- tha një tjetr

Ujëvara furnizohet me ujë nga Mali me Gropa dhe formon një nga degët e krijimit të Lumit Erzen.

“Ujëvara është një oaz I bukur natyror. Është e rrethuar nga një bimësi e dendur dhe uji rrjedh nga shkëmbinjtë nga një lartësi 30 metra.”

“Po padyshim që do tua rekomandoj çdokujt këtë eksperiencë. Në këtë dito që është nxehtë këtu është shumë mirë dhe është kohë emirë dhe pamja qe dashuroj, njerëzit janë të mire.”- vijoi ai.

“Definitivisht, po. Do ta rekomandoj sepse njerëzit këtu janë shumë të mirë, shumë të sjellshëm dhe siç po shoh malet, uji dhe gjithçka është mirë dhe ushqimi më saktë.”- tha ai.

“Mirë në parim do të vija në këtë vend me shumë mundësi duke u siguruar që koha të jetë më e freskët.”

Kushdo që e ka vizituar është mahnitur nga bukuria që ofron Ujëvara e Shëngjergjit.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dakord: 14/08/2023 19:55

    Super artikull. Është e bukur Shqipëria jonë por duhet të punojmë më shumë për të.

    Përgjigju
    • Era: 16/08/2023 07:56

      Eshte per ato se kane leke por Jo per populli shqiptar se me zore hane nje kafshat buk duke paguar Drita nuk ia del me rrogen shqiperis

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?