Leandro Paredes dhe Lionel Messi

Shquhet për gjakftohtësinë, futbollisti i Paris SG për Messi-n: U inatos aq shumë sa mendova se do më vriste

19 Qershor 2022, 16:22| Përditesimi: 19 Qershor 2022, 16:24

  • Share

Leo Messi shquhet për gjakftohtësinë më të madhe se normalja dhe këtë e ka treguar në disa raste. Ndërhyrjet më të ashpra argjentinasi i ka kaluar me qetësi, por edhe humbjet djegëse është munduar t’i përballojë. Gjithsesi edhe fituesi i 7 herë ‘Topit të Artë” mund ta humbasë gjakftohtësinë dhe për këtë dëshmitar është Leandro Paredes.

Mesfushori i Paris SG në një intervistë të fundit ka treguar një ngjarje në një kohë kur Mesi ishte pjesë e Barcelonës.

“Është hera e vetme që e kam parë aq të inatosur, ai më dëgjoi duke komentuar diçka me një shok të skuadrës në fushë dhe u çmend. Ai u inatos vërtetë shumë, Më sakatoi me ofendime. Ai donte të më vriste ndërsa unë doja të shkoja në shtëpi.

Më pas u takuam në grumbullimin me Argjentinën dhe ai u soll sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Tani kur e kujtojmë si ngjarje qeshim, por atëherë situata u tensionua shumë,”-u shpreh Paredes.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?