Dritarja nga ku u arratisën 4 shqiptarët dhe pakistanezi

Shqyhen hekurat dhe dolën nga dritarja e 'lirisë’, ja si u arratisën 4 shqiptarët dhe pakistanezi nga burgu në Kretë! Kapen tre prej tyre, dy ende në kërkim

8 Shkurt 2022, 11:23| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 11:31

  • Share

Kjo ishte “dritarja e lirisë” për katër shqiptarët dhe një pakistanez, të cilët u arratisën nga burgu i Kretës orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Pesë të burgosurit e rrezikshëm siç i kanë cilësuar mediat greke, morën shufrën e hekurt të sigurisë së qendrës së paraburgimit dhe arritën jo vetëm të shkulnin dhe përkulnin hekurat, por edhe të hiqnin një copë çimentoje nga dritarja.

Pasi arritën të kalonin pengesën e parë, dritaren, të burgosurit vrapuan në oborrin e komisariatit dhe pa u vënë re nga rojet e burgut, kapërcyen gardhin dhe më pas u larguan në drejtim të paditur.

Vlen të theksohet se tre nga pesë të dënuarit sipas informacioneve, kryenin punë që lidhen me hekurat dhe tubacionet. Me fjalë të tjera, vlerësohet se për shkak të profesionit e kanë pasur të lehtë që ta bëjnë gjithë këtë proces.

“Liria” që zgjati vetëm pak orë!

Për tre shqiptarë shija e “lirisë” zgjati vetëm disa orë, pasi policia helene arriti t’i identifikonte dhe t;i rikthente në pranga.

Po kush janë ata?

-Olis Prifti, 43 vjeç, banues nga Dropulli.  Profesioni i tij ishte kamarier, ndërsa u dënua në vitin 2016 dhe nën akuzat e “pjesëmarrje në grup kriminal”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekjen”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim arme".

- Ardian Meta, 32 vjeç, nga Grabjani, Divjake. Profesioni i tij ishte bojaxhi.  Ai është dënuar me 24 vjet burg në 2017 për “grabitje”. 

-Mateo Barjami, 29 vjeç, banues ne Mollas, Kolonje. Profesioni i tij ishte hidraulik. Ai është dënuar në 2020 me 20 vjet burg dhe 57.000 euro gjobe për “trafik lëndësh narkotike” dhe “mbajtje dhe shitje lendesh narkotike”. 

Ende në kërkim nga policia!

Në kërkim nga policia është pakistanezi dhe shqiptari Bledar Frroku.

-Bledar Frroku, 33 vjeç, nga Shen Kolli, Lezhe. Profesioni ishte bojaxhi, ndërsa është dënuar në 2020 me 12 vjet e 6 muaj burg dhe 30.500 euro gjobë për “trafik lendesh narkotike”.  

Sipas policisë ata ndodhet ende në Kretë, megjithatë nuk përjashtohet mundësia të kenë shkuar edhe më larg.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?