Komisioni Integrimit voton ndryshimet në ligjin e AMA-s! Publikim i emrave të gjithë pronarëve përfitues! Balla: Të ndalohet Tik-Toku-u në institucionet publike

3 Prill 2023, 11:39| Përditesimi: 4 Prill 2023, 11:27

  • Share

“Tik-Toku të ndalohet në institucionet publike”. Ky është propozimi i Taulant Ballës, Kreut të grupit Parlamentar Socialist. Në komisionin e Integrimit, ku po diskutohej ndryshimet në ligjin për AMA-n, Balla nënvizoi se mbrojtja e të dhënave personale në platformat online është thelbësore, teksa shtoi se edhe Shqipëria si vendet partnere evropiane dhe SHBA duhet të ndalojë përdorimin e Tik-Toku-ut në institucionet publike.

‘Mazhoranca do ta mbështesë propozimin e qeverisë. I bashkohem vendimeve për ndalimin E përdorimit të këtij aplikacionin në tre nivelet, në këshill, legjilacion..etj. të paktën tek pajisjet e zyrtare. SHBA kanë shkuar përtej, në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit Tik-Tok fshihet partia komuniste kineze. Të dhënat personale në atë aplikacion janë në rrezik eminent. Sot jetojmë në rrezik të madh… Edhe të dhënat tona u vunë në rrezik për shkak të sulmit nga Irani.’- tha Balla.

Ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligjin e AMA, parashikojnë publikimin e të gjithë strukturës së pronarëve përfitues të mediave audiovizive në faqen e AMA-s. Po ashtu rregullon përmes sanksioneve që nisin nga 200 000 lekë në 2 000 000 lekë transmetimin apo publikimin e materialeve audivizive të cilat cenojnë komunitete apo ndjeshmëri të caktuara njerëzore, ndërsa tenton të mbrojë edhe fëmijët.

Për opozitën, ky projektli ligj, nuk e rregullon situatën e medias, por e vendos atë nën diktatin e AMA-s. Shqetësim deputetët paraqitën dhe për të drejtat e fëmijëve, apo dhunës me bazë gjinore që shpesh gjendet në materialet audivizive.

"Në konsultat e bëra, s’ka asnjë organizatë fëmijësh! Ditën e dielë, kur fëmijët janë para ekranit, në TV kombëtarë, flet një zonjë që merret me çështjet erotike, flet për vibratorët… Por të flasësh për ditën e dielë, a kontrollohet ky treg. Jepen telenovela me përdhunime, si është e mundur?  E shtuna e diela të jenë të shenjta për fëmijët…", tha Açka.

E ftuar për të prezantuar këtë projektligj ishte zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Enkelejda Muçaj. 

Znj. Muçaj gjatë fjalës së saj në komision, u shpreh se shkaku parësor i këtyre propozimeve ka të bëjë me një nga detyrimet kryesore të lindura nga marrëveshja e stabilizim asociimit ku nënseksioni shoqëria e informacionit, Shqipëria ka marrë përsipër qysh në krye të herës në vitin 2006 detyrimin për të përafruar legjislacionin në fushën e mediave audiovizive me legjislacionin e Bashkimit Europian.

"Janë përcaktuar koncepte të reja si ofruesi i platformave të shpërndarjes së videove që nuk janë në ligjin ekzistues. Shërbimi i platformave të shpërndarjes së videove duke i përfshirë bashkë me operatorë të shërbimit të mediave audiovizive. Çdokush që ofron video dhe ka një ëebpage, do mund të konsiderohet dhe kualifikohet si ofrues i platformës. Fëmijët janë një kategori shumë e rëndësishme e mbrojtur nga këto ndryshime, produktet që mund të cënojnë nga pikëpamja morale, shëndetësore e mendore, fëmijët janë element që do duhet të garantohet nëpërmjet praktikave vetërregulluese po edhe rregullores orientuese që do propozojë autoriteti rregullator në lidhje me këto operatorë në vetëvete. Transparenca është një element tjetër i rëndësishëm që të bëhen transparente në faqen e AMA-s gjithë struktura ortakërore e operatorëve, ata audiovizivë dhe ata që ofrojnë video në platformën online që të dihet përfituesi i fundit.”-nënvizoi znj. Muçaj.

Relatori i çështjes, z. Etjen Xhafaj, deklaroi se ndryshimet e propozuara synojnë rishikimin e rregullave për transmetuesit audiovizivë, për mbrojtjen veçanërisht të fëmijëve dhe shtresave në nevojë nga përmbajtja e dëmshme duke përfshirë këtu rregulla për sigurimin e aksesit në informacion për personat me nevoja të veçanta.

“Një tjetër element është rritja e transparencës së pronësisë së ofruesve të shërbimeve mediatike dhe përforcimi i detyrimeve për ofruesit e këtyre shërbimeve. Nga njëra ana garantohet liria e shprehjes dhe e drejta për informim e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Ky projektligj vendos dhe disa standarde në lidhje me përmbajtjen nga ata që janë prodhuesit e kësaj përmbajtje. Të kemi një përgjegjshmëri publike si për mesazhet dhe imazhet që përçohen.”-deklaroi z. Etjen Xhafaj. 

Debat gjatë punimeve në komision pati edhe për çështjen e rregullimit të platformave on demand, siç janë youtube, Netflix…etj. Për përfaqësuesit e AMA-s, kjo pjesë rregullohet përmes akteve nënligjore dhe rregullores së AMA

Komisioni Interimit në fund miratoi ndryshimet ligjore vetëm me votat e mazhorancës, teksa opozita rezervoj të drejtën për të dhënë votën e saj pro apo kundër gjatë seancës parlamentare.

Projektligji i ri për mediat audiozive

(Kliko këtu për të lexuar ndryshimet ligjore në ligjin për 'AMA')

 

(Kliko këtu për të lexuar relacionin për ndryshimet e ligjit)

 

Ora 12:31
Balla: Të ndalohet Tik-Toku-u në institucionet publike, rrezik për sigurinë

Kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot në mbledhjen e Komisionit për Integrimin Europian që Shqiperia ashtu si Bashkimi Europian të ndalojë përdorimin e Tik Tok-ut në paisjet zyrtare të institucioneve publike, pasi sipas tij janë rrezik eminent për sigurinë. 

Ne fjalen e tij Balla ne Komision teksa u diskutua projektligji për median audiovizive u shpreh se mazhoranca do ta mbështesë ate ashtu siç ka ardhur propozimin nga qeveria. Mazhorcanca do ta votoje në të gjitha komisionet e në seancë plenare. “I kërkojmë përfaqësuesit të qeverisë të mbaj në vëmendjen një pjesë të diskutimeve që u bënë këtu. Të gjitha institucionet të adresojnë në mënyrë të menjëhershme.'

“AMA nuk rregullon, miraton rregullore që platformat vetërregullohen. Flas këtu për METEN, Twitter, Netflix, YouTube. Ajo që Shqipëria duhet të bëjë. Ne të ndjekim modelet e rregullatorëve europianë. Diskutimi më i gjatë që duhet të merrte kohë këtu janë disa vendime të rregullatorëve europianë, në fillim të këtij viti, META, zotëruesi i Facebook dhe instagramit u gjobit për çështje që edhe në Shqipëri kemi defiçenca, qe eshte çeshtja e mbrojtjes se të dhënave personale. Në këtë aspekt, do duhet qe dhe ne të forcojme gjithe barrierat, digat, për të ndaluar abuzimin me këto të dhëna personale qe shfrytezohen nga keto platforma, perfhire ketu edhe punen e mire qe po behet me këte nderhyrje te sotme ligjore. e verteta eshte qe pjesa më e madhe e jona ketu jemi prindër, ajo e dhëna që mes moshës 8-18 vjeç, çdo fëmijë harxhon 9 orë në këto platforma, duhet të na alarmoj, më pas te na ndërgjegjësoj për forcimin çdo lloj barriere apo dige që video te pa lejuara te arrijnë në sytë e kësaj moshe”, tha Balla.

Duke folur per rrezikun qe vjen nga perdorimi i Tik Tok, Balla theksoi se ai ben pjese në ato politikbërës europiane që Tik-Tok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike.

“Unë bëj pjesë në ato politikbërës europiane që Tik-Tok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike. I bashkohem çdo kongresmeni dhe senatori amerikan, por dhe vendimit te fundit te BE per te ndaluar perdorimin e ketij aplikacioni ne paisjet zyrtare ne te treja nivelet. Mendoj qe dhe Shqiperia duhet ta hedhe kete hap te njehesimit te qasjes se saj të pakten ne paisjet e perdorimit zyrtar dhe ju e dini fare mire qe SHBA kanë shkuar përtej, në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit Tik-Tok fshihet Partia Komuniste kineze dhe se të dhënat personale qe qarkullojne permes ketij aplikacioni jane sot ne rrezik eminent. ’- deklaroi Balla.

Gjithashtu Balla gjatë mbledhjes së Komisionit të Integrimit dënoi sulmin terrorist me arme ndaj Top Channel. 

“Organet e drejtësisë duhet te hetojnë ne mënyrë të fortë këtë çështje dhe te kete nje ndeshkim model ndaj autoreve të këtij sulmi”, u shpreh Balla.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?