Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë tashmë një staf të ri drejtues, pas emërimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralmajor Bajram Begaj.
Në një takim me drejtuesit e rinj të Shtabit të Përgjithshëm të FA,-së ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka foli për vizionin e një FA moderne, të ndërtuar mbi meritokracinë e profesionalizmin për t’i dhënë standartet që i takon një vendi anëtar të NATO-s.
Sipas ministres Xhaçka, FA sot operon me dinjitet e standarde krah për krah ushtrive më të fuqishme në botë në misione nga Afganistani e deri në Mali.
Reformimi i emergjencave civile, modernizimi përmes investimeve në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimit me aleatët e partnerët, arsimimi dhe trajnimi financiar i FA janë renditur nga ministrja e Mbrojtjes si disa prej fushave ku janë shënuar hapa të rëndësishëm e me rezultate pozitive e me impakt të drejtpërdrejtë në atë që Forcat e Armatosura janë sot.
“Ia kemi dalë të rrisim trajtimin financiar dhe të rikthejmë kompensimin e ushqimit për 4000 efektivë të FA. Çka padyshim nuk mjafton, por është një hap i parë rëndësishëm drejt një trajtimi më dinjitoz e më vlerësues të kujtdo që shërben në FA”, theksoi ministrja e Mbrojtjes.
Ajo kërkoi nga stafi i ri bashkëpunim dhe përkushtim për të rritur profesionalizmin në radhët e FA, që shumë shpejt do të hapë dyert për herë të parë për të gjithë ata të rinj që duan të ndjekin studimet për shkenca ushtarake.
Ky do i pastronka më me profesinalizem mbeturinat sepse ka shtet ktu ka ushtri ka arsim luften e bejme ne leter pa arme cna duhen armet ne tha xhacka.i filloi greqia shpimet ne karaburun?
PërgjigjuUshtaraket e nivelit te larte,qe kane sherbyer ne pozicione te rendesishme,ne vendin tone,por vecanerisht ne misione te ndryshme jashte vendit e vecanerisht ne NATO,sot jo e jo qe jane vleresuar e vendosur ne pozicionet qe meritojne dhe mund t'i japin shume vendit;por jane cvleftesuar dhe nuk jane me pjese e ushtrise. Sot ne krye te shtabit te pergjithshem te ushtrise kemi nje doktor! A duhet te komentojme me shume!
Përgjigju